Si pasojë e ciklonit ‘Zorba’ që goditi Greqinë, një situatë e tensionuar është krijuar në vend. Mediat raportojnë se janë përmbytur katër zona, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
Po të njëjtat burime njoftojnë për katër shtetas të zhdukur, mes tyre një çift të moshuarish, ndërsa shumë zona janë pa energji elektrike.
Zonat më problematike paraqiten Argolida, Korithi, Peloponezi, Mani dhe Greqia Qendrore, ku janë shkaktuar dëme të mëdha.