Deputetët e opozitës kanë braktisur punimet e Kuvendit ditën e sotme, pasi në fund të fjalës së kreut të Grupit Parlamentar drejtuesja e seancës i ka ndërprerë fjalën pasi sipas saj kishte mbaruar koha.
Deputetët e opozitës nisën që të flisnin nga vendi në shenjë protestë dhe në fund vendosën që të braktisnin punimet e Kuvendit.
Ndërsa nga ana e saj drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi u drejtua deputetëve të PD, duke treguar se nuk kuptonte përse po protestonin.
Sapho: Pa u futur në burg Saimir Tahiri, nuk ka hapje të negociatave për Shqipërinë. (Fiket mikrofoni për Sapohon) Deputetët nisin protestën nga vendit.
Hysi: Ça keni, Ça keni?