Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Varrosje në det, qytete fantazëm. Këto janë çmenduritë që ndodhin vetëm në Kinë

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Kuriozitete, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Varrosje në det, qytete fantazëm. Këto janë çmenduritë që ndodhin vetëm në Kinë

Kina ka pasur vitet e fundit një zhvillim të madh ekonomik. Por modeli i saj i rritjes, ka shkaktuar jo pak polemika dhe probleme. Rritja e çmimeve dhe ndotja e mjedisit, kanë çuar në disa situata realisht unike për këtë vend. Ja cilat janë disa prej tyre:

Bizneset vendosin rrjeta teli anash dritareve, për të parandaluar vetëvrasjen e punonjësve

Kompania kineze “Foxconn”, bëri bujë në media, kur vendosi rrjeta teli jashtë godinave të saj, dhe punësoi psikologë për të parandaluar vetëvrasjet e punonjësve.

Zjarrfikësit janë në gatishmëri për të parandaluar vetë-djegiet në rrugë

Vetëvrasja përmes vetë-djegies, është një formë shumë e njohur proteste. Para dhe gjatë tranzicionit të udhëheqjes kineze në vitin 2012, qeveria pozicionoi dhjetëra zjarrfikës në Sheshin Tiananmen në Pekin, për të parandaluar vetë-djegiet.

Veç arit, Kina përdor mishin e derrit si rezervë kombëtare

Kina ia kaluar SHBA-së, duke u bërë konsumatorja më e madhe në botë e mishit të derrit. Për këtë arsye, vendi ka një rezervë kombëtare të mishit të derrit, të cilën e përdor sa herë që rriten çmimet.

Grabitësit e varreve, vjedhin dhe i shesin kufomat për “martesa fantazmë”

“Martesat fantazmë”, zhvillohen tradicionalisht për të rinjtë, që vdiqën përpara se të mund të martoheshin. Por 4 burra vendosën të shisnin 10 kufoma pa pëlqimin e ndonjërit prej familjeve, duke futur në xhepat e tyre 240.000 juanë (39.000 mijë dollarë).

Bashkitë dhe komunat sponsorizojnë varrosjet në det

Çmimet e tokës në Kinë janë rritur ndjeshëm, duke i bërë shumë të shtrenjta funeralet. Në këto kushte, pushteti lokal u jep para familjarëve që pranojnë të shpërndajnë në det hirin e të afërmve të tyre të ndjerë. Në Provincën e Guangzhu pagesa është 160 dollarë, ndërsa familjeve në Uenzhu u ofrohen deri në 1.290 dollarë.

Ka kudo dyqane të rreme të kompanive të mëdha perëndimore

Ndërsa qytetet kineze po zhvillohen shumë në mbarë vendin, dyqanet e rreme të kompanive të mëdha perëndimore të teknologjisë, janë bërë gjithnjë e më të përhapura. Dyqani më i famshëm i rreme është ai Apple në Kunming, në jug të Kinës.

Njerëzit ndërtojnë vila mbi taracën e apartamenteve

Toka ka një çmim të kripur në Kinë, sidomos në qytetet e mëdha. Shumë të pasur kanë ndërtuar resortet e tyre private mbi tarracat e pallateve të banimit. Ndërsa disa prej tyre janë gjobitur, shumë të tjera janë urdhëruar që të prishen.

Çiftet divorcohen, për të shmangur pagesës e taksës së pronës

Qeveria kineze ka futur një taksë 20 përqind të fitimit nga shitjet e shtëpive. Por çiftet që kanë më shumë se një shtëpi, divorcohen enkas në gjykatë, duke marrë secili vetëm nga një shtëpi. Më pas ata e shesin njërën prej shtëpive pa e paguar taksën, duke përfituar kësisoj nga boshllëqet e ligjit.

Njerëzit arrestohen, nëse përhapin thashetheme mbi fundin e botës

Të paktën 93 persona u arrestuan në Kinë, për përhapjen e thashethemeve për Apokalipsin e parashikuar nga fisi Maja. Madje një kinez harxhoi të gjitha kursimet e jetës së tij, për të ndërtuar një varkë të madhe si ajo e Noes, për t’i mbijetuar Apokalipsit.

“Gjuetarët e dashurisë”, kërkojnë gra në qendrat tregtare

Jang Jing, drejtues e “Diamond Love and Marriage”, kërkon gra dhe ndonjëherë edhe burra në qendrat tregtare. Kinezët e pasur, paguajnë dhjetëra ose qindra mijëra dollarë për “gjuetarët e dashurisë” si Jing, për të gjetur “bashkëshortin e tyre ideal”.

Smogu është aq i madh, sa që mund të shihet që lart nga hapësira

Industrializimi i shpejtë, ka shkaktuar probleme të rënda me ndotjen në të gjithë Kinën. Kohët e fundit smogu në qytetet e mëdha u bë aq i dendur, saqë NASA konfirmoi se ai duket që nga lart në hapësirë.

Qumështi është shpesh i infektuar me melaminë

Industria e qumështit në Kinë, është goditur shpesh nga skandalet e ndotjes së qumështit. Në vitin 2008, u zbulua se produktet e qumështit që konsumohen në masë nga fëmijët e vegjël përmbajnë gjithçka, nga mërkuri deri tek melamina.

Për shkak të ndotjes së madhe, shumë lumenj kanë marrë ngjyrën e kuqe

Derdhja e shumë elementëve kimike nëpër lumenj, ka bërë që shumë prej tyre të marrin ngjyrën e kuqe.

Urat shemben brenda disa muajsh nga ndërtimi

Duke qenë se shpesh shpejtësisë i jepet më shumë prioritet sesa cilësisë së ndërtimit, veprat e mëdha infrastrukturore shemben shpesh edhe pa ndonjë shkak të jashtëm. Kështu 1 person gjeti vdekjen dhe 22 të tjerë u plagosën, kur Ura Vujishan Gong u rrëzua në provincën Fuxhian.

Qytete të reja pa asnjë banor, ekzistojnë në të gjithë vendin

Rritja ekonomike e orientuar nga investimet në infrastrukturë, ka krijuar dhjetëra qytete fantazmë në të gjithë vendin. Në to janë shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë, megjithatë aty banojnë pak ose aspak njerëz.

Mediat vendase dhe të huaja, ndalohen ose censurohen

Kina bllokoi pak kohë më parë portalin amerikan Bloomberg.com, kur ai shkroi një shkrim investigativ mbi pasurinë e familjes së presidentit Xi Jinping.

Të dënuarit me vdekje, pjesë e programeve televizive

“Intervista para ekzekutimit”, ishte një program i njohur televiziv në Kinë. Por “Henan TV”, e  pezulloi programin kur zyrtarët kinezë u shqetësuan se ai do të ndikonte keq në imazhin e Kinës jashtë vendit, sidomos pas një dokumentari të BBC-së mbi këtë emision të veçantë.

Veç mjekrës, kinezët ruajnë dhe sytë

Kjo praktikë tradicionale kineze, përfshin përdorimin e briskut për të pastruar sytë. Ajo zbatohet ende sot në shumë pjesë të vendit. I gjithë procesi, zgjat zakonisht vetëm 5 minuta.

TIRANA TODAY

Tags: kinaqytete fantazemRritja ekonomike

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Kultivonte lëndë narkotike në Lazarat, 70-vjeçari kapet pas 6 vitesh

Kultivonte lëndë narkotike në Lazarat, 70-vjeçari kapet pas 6 vitesh

Rasti i parë me virusin kinez? Anglia: 2000 britanikë të kthyer nga Wuhan

Rasti i parë me virusin kinez? Anglia: 2000 britanikë të kthyer nga Wuhan

1.3 ton lëndë narkotike/DEA amerikane dhe policia greke godasin rrjetin shqiptar

1.3 ton lëndë narkotike/DEA amerikane dhe policia greke godasin rrjetin shqiptar

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com