Çështjet e pazgjidhura me Greqinë tashmë kanë hyrë në një rrugë përmirësimi. Veprimet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri, kanë hapur horizonte tjera në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri. Këto veprime dhe njohje, vijnë pak kohë pas takimit të Ditmir Bushatit në Greqi me homologun e tij, Nikos Kotzias-shkruan Tirana Today.
Ndërsa këto veprime dhe hapat e hedhur nga qeveria shqiptare janë përshëndetur nga ministri i Jashtëm i Greqisë, ndërsa theksoi se një diplomaci e kujdesshme është më me vlerë se një protestë pa përmbajtje.
Ministri Kotzias i dha sinjale të pastra homologut të tij shqiptar, se plagët e së kaluarës mes të dyja vendeve janë ulur dhe po diskutohen me një diplomaci të kujdesshme.Miratimi i ligjit për varrezat e ushtarëve dhe ndërtimi i kishës në Himarë, janë përshëndetur nga Kotzias, Si një hap besimi zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke dëshmuar se diplomacia mund të arrijë më shumë se thirrjet e protestave, të cilat në thelb nuk kanë asnjë përmbajtje- shkruan Tirana Today.
Ministri i Greqisë, Nikos Kotzias, ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare, për të rregulluar varrezave të popullit grek. Ai ka deklaruar se “është një hap shumë pozitiv, që kisha e vogël e “Agios Athanasios”, e cila është shkatërruar një vit më parë në Himarë, po rindërtohet nga fondet e qeverisë shqiptare”
“Unë besoj se ligji, i cili u votua nga kabineti i ministrave të Shqipërisë me 13 të këtij muaji ndëra i njoftua njoftuar ditën djeshme, duke rregulluar çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në tokën shqiptare, është një hap i madh për të qetësuar, siç thonë njerëzit tanë, transportin e tyre dhe shpirtin e tyre, por gjithashtu një hap besimi midis dy politikave tona “, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm gjithashtu theksoi se ky fakt “dëshmon se diplomacia shembullore mund të arrijë shumë më tepër se klithmat e protestës pa përmbajtje. Diplomacia është rruga për të zhvilluar marrëdhëniet tona me fqinjët tanë dhe qeverinë tonë dhe personalisht kam zgjedhur këtë rrugë. Ne marrim barrën e një pajtimi paqësor të diplomacisë dhe zhvillimin e një agjende pozitive në lagjen tonë”- shtoi ai.
Në fund Kotzias falënderoi ata që ndihmuan për të nxitur këtë vendim nga e kaluara, si një shpresë për dhe prespektivë tjetër në vitet e ardhshme. PËRSHTATI TIRANA TODAY