Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Varianti Delta i Covid ka një mutacion të ri, “delta plus”. Çfarë duhet të dini

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Varianti Delta i Covid ka një mutacion të ri, “delta plus”. Çfarë duhet të dini

Varianti “Delta” zuri titujt kryesorë të mediave botërorë, pasi u zbulua për herë të parë në Indi, ku edhe shkaktoi rritje ekstreme të rasteve Covid-19 përpara se të përhapej në mbarë botën.

Por, tani është shfaqur një mutacion i këtij varianti, i quajtur “delta plus”, i cili ka filluar të shqetësojë ekspertët globalë, shkruan CNBC. India e ka quajtur “delta plus” një “variant shqetësimi”, dhe ekziston frika se mund të jetë i transmetueshëm më lehtë.

Në Britaninë e Madhe, Instituti i Shëndetit Publik vuri në dukje në përmbledhjen e tij të fundit që skanimi rutinë i rasteve të Covid në vend (ku varianti delta tani është përgjegjës për pjesën më të madhe të infektimeve të reja) ka gjetur pothuajse 40 raste të variantit më të ri.

Ai vuri në dukje gjithashtu se, që nga 16 qershori, rastet e variantit “delta plus” ishin identifikuar edhe në SHBA (83 raste në kohën kur raporti u publikua) si dhe Kanada, Indi, Japoni, Nepal, Poloni, Portugali, Rusia, Zvicër dhe Turqi.

Vala e tretë e Indisë?

Siç ndodh zakonisht me të gjitha viruset, koronavirusi ka ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019. Ka pasur një sërë variantesh që janë shfaqur gjatë pandemisë që kanë ndryshuar mënyrën sesi ai transmetohet, rrezikshmërinë, madje edhe simptomat.

Disa nga ato variante, të tilla si lloji “alfa” (i njohur më parë si varianti “Kent” ose “britanik”) dhe më pas varianti “delta”, janë shndërruar në variante dominuese në rang global, prandaj edhe vëmendja është përqendruar tani te varianti më i ri “delta plus”. Ministria e Shëndetësisë e Indisë raportoi të mërkurën se kishte gjetur rreth 40 raste të variantit “delta plus” me mutacionin K417N.

Ministria lëshoi ​​një deklaratë të martën në të cilën thuhej se INSACOG, një konsorcium prej 28 laboratorësh që merren me analizimin e gjenomës, e kishte informuar atë se varianti delta plus ka tre karakteristika shqetësuese. Këto janë: transmetohet më lehtësisht, lidhja më e fortë me receptorët e qelizave të mushkërive dhe zvogëlimi i mundshëm i përgjigjes së antitrupave monoklonalë (e cila mund të zvogëlojë efikasitetin e një terapie jetëshpëtuese të antitrupave monoklonalë dhënë disa pacientëve të shtruar në spitalet Covid).

Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se kishte paralajmëruar tre shtete (Maharashtra, Kerala dhe Madhya Pradesh) pasi varianti “delta plus” u zbulua në mostrat e sekuencave të gjenomit nga ato zona.

Zbulimi i një ndryshimi në variantin delta që është shkaktari kryesor për valën e dytë katastrofike të rasteve të Indisë ka ngjallur frikën se India është e përgatitur edhe për një valë të tretë të mundshme. Por disa ekspertë po kërkojnë të ruhet qetësia.

Dr. Chandrakant Lahariya, një mjek-epidemiolog dhe ekspert i vaksinave dhe sistemeve shëndetësore me qendër në New Delhi, tha për CNBC se ndërsa qeveria duhet të mbetet vigjilente për avancimin e variantit, nuk ka “asnjë arsye për panik”.

”Është i njëjti variant Delta me një mutacion shtesë. I vetmi ndryshim klinik, të cilin e dimë deri më tani, është se Delta plus ka njëfarë rezistence ndaj terapisë së kombinuar të antitrupave monoklonalë. Ai këshilloi publikun të vazhdonin të ndiqnin kufizimet e Covid dhe të vaksinoheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Analiza nga Instituti i Shëndetit Publik të Anglisë, lëshuar javën e kaluar tregoi se dy doza të vaksinave Pfizer-BioNTech ose Oxford-AstraZeneca  OBSH ka thënë se po gjurmon raportet e fundit për një variant “delta plus”, tha ai.

Tags: cnbcDELTAkoronavirusmutacion

TË LIDHURA

Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes
Aktualitet

Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

11:03 | 01/10/2025
Tre vjet nga shpërthimi në Nord-Stream, arrestohet një tjetër i dyshuar
Bota

Tre vjet nga shpërthimi në Nord-Stream, arrestohet një tjetër i dyshuar

09:31 | 01/10/2025
Shpërthim dhe të shtëna në Gjermani, raportohet për një viktimë!
Bota

Shpërthim dhe të shtëna në Gjermani, raportohet për një viktimë!

09:22 | 01/10/2025
Next Post
Prishtina mund kampionët e Andorrës, kualifikohet në fazën tjetër të Champions

Prishtina mund kampionët e Andorrës, kualifikohet në fazën tjetër të Champions

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Tërmet i fuqishëm në Turqi

‘500 mln vaksina për vendet e varfra’/ Biden: Përpjekje për të vaksinuar botën

Presidenti Biden takohet sot me udhëheqësit afganë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes
Aktualitet

Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

by mirseda
11:03 | 01/10/2025
0

Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ngjarjen kriminale, ku një...

Osmani udhëton në Danimarkë, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Europian

Osmani udhëton në Danimarkë, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Europian

11:00 | 01/10/2025
Sekuestrohet në Tiranë ‘Lamborghini Urus’ me vlerë 160 mijë euro, pronari e kishte regjistruar në emër të…

Sekuestrohet në Tiranë ‘Lamborghini Urus’ me vlerë 160 mijë euro, pronari e kishte regjistruar në emër të…

10:42 | 01/10/2025
Një ditë pasi Rama dërgoi vakancat në 6 bashki, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim me Begajn

Një ditë pasi Rama dërgoi vakancat në 6 bashki, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim me Begajn

09:51 | 01/10/2025
Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë

Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë

09:36 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com