E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Prishtina mund kampionët e Andorrës, kualifikohet në fazën tjetër të Champions

Përfundon ndeshja e turit të dytë eliminator në Champions League. Pasi eliminuan skuadrën e Folgores së San Marinos, Prishtina ka triumfuar në shifrat e pastra 2-0, duke nxjerrë nga gara edhe skuadrën andorriane të Inter d’Escaldes.

Në minutën e 45, kryeqytetasit kosovarë zhbllokuan shifrat në minutën e 45. Krasniqi kaloi në avantazh bardheblutë, pas disa kombinimeve dhe i vetëm realizoi golin e parë të takimit.

 

Në minutën e 58, Prishtina realizoi golin e dytë dhe të qetësisë. Krasniqi realizoi të dytin dhe dopietën personale për skuadrën kryeqytetase, pas një goditje të bukur brenda zonës.

 

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina do të sfidojë Ferencvaroshin e Myrto Uzunit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...