Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Varianti “Delta”, çfarë di shkenca për të?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Prof. Kristaq Bërxholi

Në 27 korrik 2021, CDC nxori një udhëzues urgjent lidhur me domosdoshmërinë e shtimit të mbulesës së vaksinimit në vend si dhe rekomandimin për çdo njeri në zonat me transmetim të lartë për të vendosur maskën në vendet e mbyllura publike, edhe pse ata janë plotësisht të vaksinuar. CDC e nxori këtë udhëzues si pasojë e zhvillimeve dhe sinjaleve të dhëna nga emergjencat e reja. Më së pari është një përmbysje në trajektoren e rënies së rasteve. Në ditët që po punohej për udhëzuesin, u pa një rritje e shpejtë e rasteve me COVID-19 si dhe niveli i hospitalizimit në të gjithë vendin u shtua, nga 12.000 në fund të qershorit, për një javë ky numër arriti në 60.000. Kjo rritje dukej më shumë si rritja (rasti) që ishte parë para se vaksina të fillonte të përdorej gjerësisht. (Mund të lexoni edhe Science Briefon COVID-19 Vaccines and Vaccination).

E dyta: Të dhënat e reja tregonin që “Delta” ishte më infektiv, gjë e cila e bëri atë më të transmetueshëm, kur e krahasuam me variantet e tjera edhe te personat e vaksinuar.

Mutanti “Delta” aktualisht është një shtamviral predominant në shumë vende të botës, përfshi dhe USA.

Infektimi dhe përhapja

Varianti Delta shkakton më shumë infeksione dhe ka një përhapje më të shpejtë sesa format e mëparshme të SARS-CoV-2

CILËT JANË FAKTORËT QË VARIANTI DELTA KA RRITUR TRANSMETUESHMËRINË

Ka një numër faktorësh, të cilët kanë kontribuar në rritjen e transmetueshmërisë në gjithë botën. Këtu mund të përmendim:

Më së pari: Janë variantet shqetësuese, përfshi dhe “Delta”.

Së dyti: Është faktori që kemi shtuar përzierjen sociale, si dhe në të njëjtën kohë është shtuar shumë lëvizja sociale. Këto bëjnë që të rriten numrat e kontakteve midis individëve, të cilët nuk e njohin statusin e vet kundrejt infeksionit.

Së treti: Një relaksim ose përdorim i papërshtatshëm i masave të shëndetit publik dhe social që ne dimë për parandalimin e infeksionit, reduktimit të lëvizjes së personave që janë infektuar me virus te të tjerët për të shpëtuar jetë.

Së katërti: Është një shpërndarje e pabarabartë dhe e njëanshme e vaksinës. Kështu që bota ngelet mjaft e ndjeshme kundrejt infeksionit, përfshi këtu edhe kundrejt varianteve shqetësuese si p.sh. “Delta”.

Këto kanë bërë që vendet në botë të kenë diferenca të mëdha në stadet e luftimit të pandemisë. Ka shtete që kanë bërë dy doza vaksinë dhe po kërkojnë të bëjnë një booster, ndërkohë që mjaft vende të tjera nuk kanë bërë asnjë dozë.

ÇFARË NDRYSHIMESH GJENETIKE KANË NDODHUR TE VARIANTI “DELTA”? ÇFARË NDRYSHIMESH KANË SJELLË ATO NË SJELLJEN E VIRUSIT?

Çelësi i suksesit të variantit “Delta” është grumbullimi i mutacioneve në vendin më të preferuar të tij, në spikeprotein. Këto grumbullime sasiore kanë çuar në ndryshime cilësore, që shfaqen në transmetueshmërinë e lartë të këtij varianti. Krahas kësaj, disa antitrupa, si pasojë e këtij ndryshimi, nuk lidhën dot sipas parimit me përputhje si çelësi me bravën, si ka ndodhur zakonisht. Kjo vërehet më tepër tek antitrupat sintetikë që përdoren për trajtim në spitale, të cilët humbasin aftësinë, pikërisht në sajë të këtij ndryshimi për ta neutralizuar virusin, si p.sh. Bamlanivimab. Por ndërkohë që të tjerë antitrupa si Etesivimab, Casirivimab dhe Imdevimab, janë akoma mjaft efektivë kundrejt mutantit Delta.

Mutacionet gjithashtu në pozicionin 452 të genit të tij kanë bërë që virusi të jetë më i transmetueshëm. Bazuar në të dhënat virologjike, nëse një mutacion i jep virusit zhdërvjelltësi dhe avantazhe riprodhuese, virusi ka tendencë që të riprodhohet i pavarur në gjithë botën. Varianti “Delta” është i lidhur ngushtësisht me atë “Alfa”, i cili mbart mutacione në pozicionin 681. Mendohet se ky variant mund të jetë ndryshuesi i lojës evolucionare, duke u bërë mjaft i zakonshëm në viruset e COVID-19 në gjithë globin.

Përveç këtyre, këto mutacione, sipas studimeve të fundit, shfaqin një variacion në pozicionin 478, në spike të variantit “Delta” duke e bërë këtë të aftë për t’u shpëtuar disa antitrupave të dobët neutralizues. Ky mutacion ka shtuar variantet e zakonshëm në Europë etj. që në fillim të 2021.

“Kur ju keni të gjitha këto lloj mutacionesh dhe pastaj ju shifni një ndryshim në infektivitetin e virusit, këto variante kanë potencialin për të shkaktuar sëmundje, thotë prof. GUPTA. Kombinimi i transmetueshmërisë së lartë, ashpërsisë së lartë dhe mundësisë së shpëtimit nga vaksina e bëjnë variantin “Delta” shumë, shumë variant të rrezikshëm”, thotë Gurdasani, një epidemiolog klinik në Londër.

Sapo “Delta” futet në një vend, ai përhapet me shpejtësi dhe ka të ngjarë që të bëhet varianti dominant për disa javë.

Për pasojë ai mund të ndryshojë dhe trajektoren e pandemisë globale, shton Gurdasan. Vetëm vaksina ul dukshëm përparimin e sëmundjes ngjitëse duke rritur imunitetin vatror, por deri në këtë pikë, kundrejt varianteve të përmendura, masat parandaluese të tilla si distancimi shoqëror dhe maska, janë strategji të provuara për frenimin e përhapjes së virusit.

Kjo tregon që vaksinimi total është mundësia kryesore e ngadalësimit të pandemisë. Kombinimi me maskat dhe distancimin social krijon shansin për frenimin e përhapjes së virusit.

  • Varianti Delta është më ngjitës: Varianti “Delta” është mjaft infektiv, 2 herë më shumë ngjitës se variantet e parë të tij.
  • Disa të dhëna tregojnë që varianti “Delta” mund të shkaktojë më shumë sëmundje me forma të rënda sesa shtamet e mëparshme të tij NË PERSONAT E PAVAKSINUAR. Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin “Delta” ka të ngjarë që hospitalizohen më shumë sesa pacientët e infektuar me shtaminviral origjinal apo Alfa.

Personat e pavaksinuar ngelen shqetësimi më i madh: Edhe pse infeksionet në personat e vaksinuar plotësisht ndodhin shumë më rrallë sesa infeksionet te njerëzit e pavaksinuar, individët e infektuar me variantin “Delta”, përfshi edhe personat e vaksinuar plotësisht me infeksione të dukshme simptomatike, mund ta transmetojnë atë(virusin) te të tjerët. CDC është duke e studiuar këtë fenomen dhe po vlerëson të dhënat se kur personat plotësisht të vaksinuar dhe të infektuar e transmetojnë virusin. Megjithëkëtë, rreziku më i madh janë personat e pavaksinuar, të cilët mund të infektohen shumë më lehtë dhe ta transmetojnë virusin te të tjerët.

Personat e vaksinuar plotësisht mund të infektohen nga varianti “Delta” virus dhe ta përhapin infeksionin te të tjerët. Megjithëkëtë, personat e vaksinuar plotësisht janë infektivë për një periudhë shumë të shkurtër: Variantet e mëparshme prodhonin më pak virus në trupin e infektuar, por të vaksinuar plotësisht (infeksionet depërtues) sesa personat e pavaksinuar. Tani, varianti “Delta” duket se prodhon të njëjtën nivel virusesh (pasardhësish) te të dyja llojet e personave, të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Megjithatë, ashtu si dhe te variantet e tjerë, sasia e virusit e prodhuar gjatë infektimit të personave të vaksinuar plotësisht largohet më shpejt sesa në infeksionin e personave të pavaksinuar. Kjo do të thotë që personat e vaksinuar vërtet janë të infektuar, por vetëm për pak kohë. Prandaj thirrja për vaksinimin është e argumentuar shkencërisht edhe tash së fundmi.

VAKSINAT

Vaksinat janë mjaft efektive kundrejt virusit të COVID-19, përfshi dhe variantin “Delta”. Vaksinat kundër COVID-19 të autorizuar në USA janë mjaft efektive për parandalimin e formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve (Pfizer-Biontech, Moderna; Johnson&Johnson, Astrazeneca) përfshi dhe variantin “Delta”. Por ato nuk janë 100% efektive dhe disa persona të vaksinuar plotësisht infektohen dhe mund të shfaqin sëmundje. Për të tillë persona, vaksina u garanton atyre mbrojtje të fortë kundrejt sëmundjeve serioze dhe vdekjeve.

MASKAT

Marrë parasysh njohuritë e deritanishme për variantin “Delta”, efikasitetin e vaksinës dhe mbulesën aktuale me vaksinë, në strategjinë e përcaktuar të mbrojtjes, përdorimi i maskave, janë të nevojshme për të reduktuar transmetimin e këtij varianti.

Në këtë kohë kur po punohet për të ngritur nivelin e vaksinimit në të gjithë vendin, ne duhet të përdorim të gjitha masat parandaluese për strategjinë e luftimit të virusit, përfshi përdorimin e maskave sidomos brenda në vendet publike për të stopuar transmetimin dhe bllokimin e pandemisë.

Vaksinat lozin një rol të rëndësishëm në kufizimin e përhapjes të virusit dhe minimizimin e sëmundjeve të rënda. Megjithatë, mbulimi i ulët me vaksinë, në shumë komunitete, i jep mundësi përhapjes së shpejtë të virusit, në rastet e infektimit me variantin “Delta”, gjë e cila rrit shansin që gjithashtu, gjithnjë e më tepër, të mund të shfaqen variante të rinj.

Vaksinohuni, vaksinohuni dhe përsëri vaksinohuni! Kombinimi i vaksinimit me masat e tjera; si maskat në ambientet e mbyllura dhe distancimi social, do ta ndryshojnë detyrimisht kurbën e pandemisë!

Tags: Kristaq Berxholipandemiavarianti delta

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post

Afganistan/ Bankat prej një jave të mbyllura

I dënuar 3 vite më parë, ja kush është 25-vjeçari i vr*rë me plu*b në kokë

Greqi/ Hajduti shqiptar përleshet me pronarin që do grabiste

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Gjestit i shfaqet fytyra e re në foto, larg Xhenetës dhe Eglit
Showbizz

Gjestit i shfaqet fytyra e re në foto, larg Xhenetës dhe Eglit

by mirseda
21:11 | 28/05/2025
0

Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania, fenomen i këtij edicioni ka publikuar një fotografi ku shihet...

Bastisje në 8 objekte, arrestohen katër persona për trafik armësh

Bastisje në 8 objekte, arrestohen katër persona për trafik armësh

21:00 | 28/05/2025
Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

20:55 | 28/05/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, sanksionet ndaj Rusisë rrezikojnë paqen në Ukrainë

Trump: Jemi afër marrëveshjes, sanksionet ndaj Rusisë rrezikojnë paqen në Ukrainë

20:46 | 28/05/2025
Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit

Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit

20:43 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com