Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Oliver Varhelyi deklaroi se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-vovid për Ballkanin Perëndimor.
Ai u shpreh se BE do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-covid, ku vëmendje të veçantë do të ketë Ballkani Perëndimor.
“Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan komisioneri Varhelyi në rrjetin social, Twitter.
To ensure united front to beat #COVID19 & early access to vaccines, @EU_Commission will set up mechanism to structure provision of vaccines shared by Member States, w special attention to #WesternBalkans & neighbourhood. Further options to provide vaccines early will be explored.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 19, 2021