Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vangjel Tavo ende deputet, sqaron lapsusin: Ngatërrova emrin e babait

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vangjel Tavo ende deputet, sqaron lapsusin: Ngatërrova emrin e babait

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo ka reaguar lidhur me mosdjegien e mandatit. Në një reagim në Facebook, Tavo sqaron se është ende deputet për shkak të një lapsusi me emrin e babait, ndërsa ia hedh fajin institucionit për mungesë serioziteti pasi nuk ka verifikuar atë që ka shkruar.

“Unë i qëndroj më shumë dhe më bindshëm se kurrë qëndrimit dhe aktit politik të dorëzimit të mandatit, ndaj do e plotësoj edhe një herë formularin në mënyrë të saktë dhe do e dorëzoj me t’u kthyer në Shqipëri nga një vizitë që po bëj jashtë vendit”, shkruan Tavo ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Miq, sapo mësova nga media në lidhje me një shkelje të procedurave për verifikimin e gjeneraliteteve të personit tim, nga ana e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me dorëzimin e mandatit tim si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Nxitimthi, gjatë plotësimit të formularit kam kryer një lapsus nga ana ime, në lidhje me emrin e saktë të babait, pasi nuk është shënuar sipas pashaportës. Unë i qëndroj më shumë dhe më bindshëm se kurrë qëndrimit dhe aktit politik të dorëzimit të mandatit, ndaj do e plotësoj edhe një herë formularin në mënyrë të saktë dhe do e dorëzoj me t’u kthyer në Shqipëri nga një vizitë që po bëj jashtë vendit.

Por ndërkohë dua të denoncoj shkeljen e të gjitha procedurave nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e dokumnetacionit që vërteton të dhënat e mia.

Akti i formalizimit të lënies së mandateve të deputetëve të opozitës, nuk po bëhet aspak me seriozitetin e duhur.

Ligjërisht, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend duhet të thërriste një e nga një deputetët e dorëhequr të cilët duhej edhe njëherë të deklaronin heqjen dorë nga mandati përballë këtij komisioni. Por kjo procedurë nuk është ndjekur dhe dokumentat e firmosura nga deputët i kanë kaluar direkt nga Kuvendi KQZ-së pa u verifikuar dhe ndjekur procedurat.

Unë e pranoj lapsusin për të cilin jam informuar nga media. I qëndroj absolutisht linjës opozitare për djegien e mandateve dhe sapo të kthehem në Shqipëri do firmos edhe njëherë dorëheqjen.

Por shikoni miq, ja ky është serioziteti i institucioneve tona. Askush nuk e verifikoi atë që unë kisha shkruar. Kjo është një shkelje e rëndë institucionale.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të përhershme.

Gjithmonë i juaji!

Tags: deputetlapsusinpranonVangjel Tavo

TË LIDHURA

Nga atentati në Rinas te ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, zv.ministri i Brendshëm
Aktualitet

Nga atentati në Rinas te ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, zv.ministri i Brendshëm

14:55 | 05/12/2025
Pogradec/ Aksident rrugor pranë Tushemishtit, plagosen tre persona
Aktualitet

Pogradec/ Aksident rrugor pranë Tushemishtit, plagosen tre persona

14:52 | 05/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…
Politikë

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Next Post
Denoncimi/ Ambulancat e funeraleve ofrojnë shërbime mjekësore

Denoncimi/ Ambulancat e funeraleve ofrojnë shërbime mjekësore

VIDEO/ Balliut i vjen mesazh nga ministrja Balluku, ja si i përgjigjet ish-deputeti

VIDEO/ Balliut i vjen mesazh nga ministrja Balluku, ja si i përgjigjet ish-deputeti

VIDEO/ Më në fund Rama zbulon arsyen, flet troç: Pse erdha në Itali

VIDEO/ Më në fund Rama zbulon arsyen, flet troç: Pse erdha në Itali







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Nga atentati në Rinas te ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, zv.ministri i Brendshëm
Aktualitet

Nga atentati në Rinas te ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, zv.ministri i Brendshëm

by mirseda
14:55 | 05/12/2025
0

Xhemal Qefalia, zëvendësministri i Brendshëm ka komentuar kriminalitetin në vend, ndërsa theksoi se ngjarje të tilla ndodhin...

Pogradec/ Aksident rrugor pranë Tushemishtit, plagosen tre persona

Pogradec/ Aksident rrugor pranë Tushemishtit, plagosen tre persona

14:52 | 05/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…

Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…

13:14 | 05/12/2025
Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

12:28 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com