Një grup infermierësh, kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kaluar kaosin dhe frikën që shkaktuan tërmetet pasditen e djeshme. Një video interesante është filmuar në një nga maternitetet e Tiranës.
Është mjekja Anila Dokle, e cila ka postuar një video me një mesazh mjaft domethënës, ku inkurajojnë nënat e reja, në një ditë si ajo e djeshmja.
“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, ka shkruar ajo bashkëngjitur videos në fjalë.