Arbitri Qerim Ruçi, dhe zyrtari i klubit sportiv SHS “Përmeti” Bledar Hajredini, kanë përfunduar pas hekurave pas fitores së Përmetit në ndeshjen me Selenicën.
Duket se ky rezultat i paracaktuar, ka vënë në pranga dy personat, pasi janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.
Ruçi dhe Hajderini kishin rënë dakort që nga kjo ndeshje do të fitonte Përmeti me rezultatin 1-0, me penallti. Kjo është evidentuar dhe në përgjimet e SPAK.
Sipas hetimeve të SPAK, nga përgjimet e kryera rezulton se ishte paracaktuar finalja e kësaj përballje. Arbitri dhe zyrtari i klubit të futbollit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, lejuan paracaktimin e ndeshjes.