Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vala e të nxehtit dhe zjarret po ‘përcëllojnë’ Evropën

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Evropianët po përballen me temperatura që pritet të rriten edhe më tej gjatë dy ditëve në vazhdim. Zjarret vdekjeprurëse kanë shkatërruar fshatra përgjatë bregdetit grek, si dhe duke marrë jetët e mbi 80 personave. Madje edhe në vendet veriore, si Suedia dhe Letonia janë shtuar zjarret në pyje. Disa kryeqytete amerikane po përjetojnë një korrik më të nxehtë krahasuar me vitet e mëparshme:

Flakët kanë përfshirë fshatra përgjatë bregdetit grek, jo larg Athinës, duke shkatërruar çdo gjë. Qindra njerëz u futën në det dhe u shpëtuan më vonë nga mjete lundruese. Punonjësit e emergjencave kërkojnë për të mbijetuar dhe viktima në shtëpitë ku zjarret janë shuar.

“Nuk kemi shpresa se do gjejmë të gjallë. Një orë më parë gjetëm një trup në një shtëpi një rrugë më tutje. Mendoj se në ditët në vazhdim, do të gjejmë trupa të tjerë. Është zonë shumë e madhe dhe vazhdojmë të kërkojmë”, thotë Ioannis Kantikas, vullnetar në njësitë e kërkim-shpëtimit.

Një nxehtësi e pazakontë dhe thatësirë shkaktoi zjarre edhe në pyjet e vendeve veriore, si Letonia dhe Suedia. Forcat ajrore të Suedisë përdorën për herë të parë të mërkurën bombat për të luftuar zjarret. Sipas ushtarakëve, presioni nga shpërthimi i bombave largon oksigjenin, i cili shërben si ushqim për zjarrin.

“Kjo është një zonë ku ka rreziqe të municionit të pashpërthyer, kështu që është e vështirë të shuhet zjarri me metodat e zakonshme. E provuam këtë metodë pasi rezultatet tregojnë se zjarri fiket në një rreze prej 100 metrash”, thotë Anders Persson, kolonel i Forcave Ajrore Mbretërore.

Pjesë të Francës, përfshirë Parisin, janë në gatishmëri të lartë për shkak të valës së të nxehtit. Temperatura e lartë ka shkaktuar rritje të nivelit të ndotjes së ozonit. Dje, u ndalua hyrja në Paris për makinat me ndotje të lartë.

Britania, e famshme për verën e saj të ftohtë dhe me shira, është duke përjetuar një korrik të pazakontë. Temperatura në Londër arriti 30 gradë Celcius të mërkurën.

“Është tepër nxehtë dhe njerëzit nuk janë mësuar me këtë. Ndërtesat nuk janë të kondicionuara. Nuk ka mjaftueshëm shatërvane; autobuzët dhe trenat të papërgatitur…”, thotë Kaya, mësuese e matematikës.

Kopshtet zoologjike të Evropës po përpiqen të ruajnë kafshët nga nxehtësia.

“Gorillave u kemi dhënë sot kastraveca të ngrirë. Derrkucave u bëjmë një dush të ftohtë ndërsa zhyten në një baltë të freskët. Sigurisht, që po përpiqemi të konservojmë edhe sasinë e ujit që përdorim. Ruajmë për shembull, një pjesë të ujit të pastrimit për ta përdorur për derrkucat”, thotë Dan Simmonds, i kopshtit zoologjik të Londrës.

Temperaturat në kryeqytetet evropiane pritet të arrijnë kulmin këto dy ditë.

Tags: ‘përcëllojnë’Evropëntë nxehtitValazjarret

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Next Post

Ndahet nga jeta Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë

Martial largohet nga grumbullimi në SHBA pa pyetur Mourinhon

Foto/Xhaka nuk pyet për dënime, tani ‘ngre’ shqiponjën me Leonitën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com