Pas përfundimit të aventurës në Botërorin e Rusisë me Zvicrën, Granit Xhaka ka zgjedhur Afrikën që të kalojë pushimet. Nën shoqërinë e të fejuarës së tij, Leonita, mesfushori i Arsenal po kalon ditë relaksi në ishullin e Seychelles, në lindje të Afrikës, në Oqeanin Indian.
Xhaka ka postuar disa foto në profilin e tij në Instagram, ku ndër to është edhe një foto ku bën shqiponjën sëbashku me Leonitën, kaq ka mjaftuar që fotoja të bombardohet me “like” dhe komente nga fansat e shumë të shqiptarit.
Ndonëse FIFA e gjobiti për këtë gjest në Botërorin rus, dhe në Zvicër është në qendër të kritikave sepse akuzohet se po krijon përçarje me dy nënshtetësitë e tij, ai vijon si gjithmonë duke e treguar prejardhjen pavarësisht problemeve që i hapin.