E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Vaksinat kundër koronavirusit, thuajse asnjëherë efekte anësore serioze

Efektet anësore serioze pas vaksinimeve kundër koronavirusit janë ende një përjashtim absolut. Pas pothuajse nëntë milionë vaksinimesh, Instituti Paul Ehrlich (PEI), i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinave në Gjermani, përmendi një kuotë prej 0.3 për 1000 doza vaksinash. Vaksinimet janë “një masë efektive për të frenuar pandeminë e Coronas dhe për të mbrojtur veten nga virusi i Coronas”, thotë raporti i fundit i sigurisë.

Sipas Institutit Robert Koch, deri në 12 Mars në Gjermani u injektuan 8.8 milionë vaksina: rreth shtatë milionë me BioNTech/Pfizer, pothuajse 300.000 me Moderna dhe 1.5 milion me AstraZeneca. 19.194 herë u raportuan efekte anësore të dyshuara ose komplikacione pas vaksinimit: 10.500 herë për vaksinën BioNTech/Pfizer, 7663 herë për AstraZenecan dhe 736 herë për Modernan.

Reaksione serioze anësore janë raportuar 2.287 herë. Efektet anësore cilësohen serioze, sipas Institutit Paul Ehrlich në ato raste “në të cilat njerëzit mjekohen në spital ose kur reaksionet janë klasifikuar si të rëndësishme mjekësore”. 1728 prej këtyre rasteve kishin të bënin me BioNTech/Pfizer, 113 me Modernan dhe 352 me AstraZeneca.

E parë si përqindje, d.m.th. në lidhje me dozat e injektuara, më pak raste të dyshuara si serioze u raportuan pas vaksinimeve me AstraZeneca, sesa me dy vaksinat e tjera.

14 raste të dyshuara të trombozës së venës sinusale

Pas ndalimit të përkohshëm të vaksinimeve me AstraZeneca, në veçanti priteshin raporte të trombozës së venës sinusale. Sipas PEI, deri më 19 Mars u raportuan 14 raste të tilla të dyshuara. Dy paciente vdiqën.

Dy raste të tjera të dyshuara u raportuan pas vaksinimit me vaksinën BioNTech/Pfizer. “Studime të mëtejshme po kryen për të sqaruar lidhjen e mundshme me vaksinimin,” tha PEI.

Ankesa të ndryshme për vaksinat

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, Institutit Paul Ehrlich i janë raportuar 351 herë dyshime për vdekje të lidhur me vaksinimet. Personat që kishin ndërruar jetë ishin vaksinuar ose disa orë më parë ose 40 ditë më parë. 286 raste u raportuan pas vaksinimeve me BioNTech/Pfizer, katër pas vaksinimit me Moderna dhe katër pas vaksinimit me AstraZeneca, në të tjerët vaksina nuk dihej. Sipas PEI, shumica e të prekurve kishin “disa sëmundje të mëparshme”.

Ankesat ndryshojnë nga vaksina në vaksinë: pas vaksinimit me BioNTech/Pfizer ankesat më të zakonshme ishin për dhimbje në vendin e injeksionit, dhimbje koke dhe lodhje, pas vaksinimit me AstraZeneca u raportuan para së gjithash simptoma të ngjashme me gripin, dridhje dhe ethe. Një skuqje e lëkurës si një reagim i padëshirueshëm u vu re në rastin e Modernas./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...