Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vaksinat anti-covid: A është e sigurt të shtyhet doza e dytë?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Vaksinat anti-covid: A është e sigurt të shtyhet doza e dytë?

Në rast se debati nëse do duhet të vonohet apo jo marrja e e dozës së dytë të vaksinës anti-Covid për të zgjeruar numrin e të imunizuarve është mbi të gjitha politik, disa nga pyetjet në të cilat bazohet ai janë të natyrës shkencore. Pse vaksinat bëhen shpesh në dy doza? Sa jemi të mbrojtur midis injeksionit të parë dhe të dytë? A mund të ketë ndikim negativ vonesa e dozës së dytë, në përhapjen e varianteve të reja?

Pse shumë vaksina jepen në dy doza?

Kjo mënyrë mundëson shfrytëzimin maksimal të aftësisë së vaksinave për të krijuar një kujtesë imunologjike të patogjenit, pa e provuar infeksionin vetë organizmi. Doza e parë e njeh sistemin imunitar me antigjenin, siç bëjnë vaksinat e Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Ndërkohë, doza e dytë e forcon kujtesën e agresionit të simuluar, dhe e nxit organizmin të bëjë provat e përgjithshme të mbrojtjes. Vaksinat me 2 doza, e njohin trupin disa herë me antigjenet virale. Kjo i jep mundësi sistemin imunitar që të prodhojë, përveç antitrupave neutralizues, edhe sasi më të mëdha të qelizave të kujtesës (limfocitet B dhe T).

Këto të fundit janë përbërësit e sistemit imunitar që ekzistojnë për një kohë më të gjatë në trup, dhje që do të mbajnë mend se si të veprojnë në rastin e një sulmi real të SARS-CoV-2. Është pikërisht kjo arsyeja pse vaksinat e Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, e arrijnë efektivitetin e tyre maksimal pas dozës së dytë.

Kjo është gjithashtu arsyeja pse disa njerëz përjetojnë efektet anësore të vaksinave anti-Covid (si ethe për 1 ditë) pas dozës së dytë, ndërsa ata që janë prekur më parë nga Covid-19 kanë reagime të ngjashme pas dozës së parë. Pra organizmi, e kujton ende në mënyrë të përsosur kontaktin me virusin, dhe doza e parë është në një farë kuptimi një përforcues.

Sa i përket Covid-19, si studimet laboratorike ashtu edhe ato në terren, kanë një kufizim të madh:mungesën e kohëzgjatjes. Deri më tani nuk ka qenë e mundur të kuptohet se sa zgjat mbrojtja e ofruar nga vaksinat.

Cilat janë udhëzimet që jepen në SHBA?

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), i kanë përditësuar udhëzimet fillestare mbi kohën maksimale të lejuar ndërmjet 2 dozave të vaksinave Pfizer dhe Moderna, duke e shtyrë nga 21-28 ditë deri në 42 ditë.

Në dallim nga Britania e Madhe, që ka marrë rrezikun që të ofrojë dozën e parë për sa më shumë njerëz duke e vonuar kësisoj të dytën, në Shtetet e Bashkuara, vonimi i vaksinës së dytë nuk rekomandohet. Por është i mundur, nëse pacienti e ka më të lehtë të paraqitet pas një periudhe më të gjatë kohore.

Cila është mbrojtja që ofrohet midis dozës së parë dhe të dytë?

Provat eksperimentale me vaksinat e Pfizer dhe Moderna, tregojnë një rritje të mbrojtjes imune duke filluar nga dita e 14-të pas dozës së parë të vaksinës. Në atë moment kurba e infektimit midis të pa vaksinuarve vazhdon të rritet, ndryshe nga ajo e të vaksinuarve.

Një dozë e vetme, ofron tashmë një mbrojtje të lartë nga format e rënda të Covid-19dhe nga vdekjet, me efektet e dukshme të lehtësimit të ngarkesës në spitale.

Ndërsa efektiviteti në parandalimin e plotë të infeksionit është rreth 50 për qind pas dozës së parë të vaksinës së Pfizer, dhe rreth 80 për qind pas dozës së parës të Moderna-s. Ndërkohë vaksina e Oxford-AstraZeneca, rezultoi më efektive nëse doza e dytë injektohej12 javë pas së parës:në këtë mënyrë efikasiteti kundër çdo forme simptomatike të Covid-19arrin në76 për qind, duke filluar nga java e 3 pas marrjes së dozës së e parë dhe 90 ditë pas marrjes së dozës së dytë.

A rrezikon imunizimi i pjesshëm pas dozës së parë, që të favorizojë variante të reja të virusit?

Për disa shkencëtarë, kjo është një mundësi reale. Në fillim të pandemisë, kishte pak presion përzgjedhës mjedisor – pra nxitje për të ndryshuar virusin -pasi asnjë sistem imunitar nuk ishte i pajisur të luftonte kundër infeksionit. Tani që miliona njerëz janë infektuar dhe kanë zhvilluar antitrupa, SARS-CoV-2 ka interes t’i shmangë këto barriera mbrojtëse.

Siç thotë Pol Bieniaz, ekspert i retroviruseve në Universitetin Rokfeler në Nju Jork, për Scientific American:“Virusi do të evoluojë në kundërpërgjigje të antitrupave, pavarësisht se si i përdorim vaksinat. Pyetja është:A do ta përshpejtojmë këtë evolucion, duke krijuar popullata të tëra individësh me imunitet të pjesshëm”.

Ashtu si rasti kur nëse nuk përfundojmë një kurë me antibiotikë kur simptomat janë përmirësuar, rrezikojmë të kontribuojmë në përhapjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, ndaj mes ekspertëve ekziston frika se mospërfundimi i procesit të imunizimit mund të na bëjë inkubatorë të pavetëdijshëm të viruseve rezistente ndaj antitrupave.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/vaccini-anti-covid-ritardare-seconda-dose

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: doza e dytevaksina anticovidvaksinimi

TË LIDHURA

Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët
Bota

Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët

16:42 | 28/03/2026
Fenomen i jashtëzakonshëm në Australi! Qielli i kuq, pamje apokaliptike pas ciklonit Narelle (VIDEO)
Bota

Fenomen i jashtëzakonshëm në Australi! Qielli i kuq, pamje apokaliptike pas ciklonit Narelle (VIDEO)

16:26 | 28/03/2026
Tronditëse në Itali! Nxirren nga liqeni trupat e pajetë të një gruaje dhe fëmijës një-vjeçar
Bota

Tronditëse në Itali! Nxirren nga liqeni trupat e pajetë të një gruaje dhe fëmijës një-vjeçar

16:18 | 28/03/2026
Next Post
Iu gjetën mbi 500 mln lekë cash, dekani mbron mjekun Prifti: Nuk është kriminel

Iu gjetën mbi 500 mln lekë cash, dekani mbron mjekun Prifti: Nuk është kriminel

Pas Covid-19, Italia tronditet edhe nga lëkundjet sizmike

Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Triumfi i të këqijve dhe tollovia e politikës

Pse duhen arsimuar me ngut politikanët tanë?







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë
Aktualitet

Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë

by mirseda
16:48 | 28/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Shtetit në qytetin e Vlorë, duke...

Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët

Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët

16:42 | 28/03/2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

16:40 | 28/03/2026
Nafta 218 lekë/litër, rritet edhe benzina nga Bordi i Transparencës

Nafta 218 lekë/litër, rritet edhe benzina nga Bordi i Transparencës

16:32 | 28/03/2026
Fenomen i jashtëzakonshëm në Australi! Qielli i kuq, pamje apokaliptike pas ciklonit Narelle (VIDEO)

Fenomen i jashtëzakonshëm në Australi! Qielli i kuq, pamje apokaliptike pas ciklonit Narelle (VIDEO)

16:26 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com