Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vaksina ruse Sputnik do të mbërrijë në Gjermani

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Vaksina ruse Sputnik do të mbërrijë në Gjermani

“Vaksinat nuk kanë ideologji “, u shpreh kryeministri i Bavarisë Söder, përpara se ai të deklaronte për një marrëveshje paraprake për vaksinën ruse. Tani nisma e tij lidhur me Sputnik V po përkrahet në mbarë federatën. Madje edhe ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn vuri në dukje, se po bisedohet me Moskën për furnizimin me vaksinën ruse. Megjithatë ministri tërhoqi vëmendjen, që të mos nxitet një debat me përfytyrime të gabuara, sikurse u shpreh ai për median publike WDR.

Licencimi, kushtet, afatet, sasia

Porositja e vaksinës Sputnik V duhet të kapërcejë disa pengesa. Spahn theksoi, se fillimisht duhet pritur licencimi i kësaj vaksine nga BE-ja. “Për këtë Rusia duhet të furnizojë”. Për aq kohë sa nuk ka furnizim, nuk mund të ketë as licencim.

Çështja tjetër është porosia, tha Spahn. Komisioni i BE-së ka deklaruar, se ndryshe nga sa është vepruar me prodhuesit e tjerë si BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca – me Sputnik V nuk do të ketë marrëveshje.

Po ashtu duhet të sqarohet, se kur dhe çfarë sasie mund të furnizohet, tha Spahn. “Për të bërë ndryshimin nga gjendja aktuale do të duhet që furnizimet të vijnë në dy deri në katër në muajt e ardhshëm – sepse në fakt për afat më të gjatë ne gjithsesi do kemi mjaftueshëm vaksina.”

“Sputnik V nuk mund të ndihmojë shpejt”

I ngarkuari i Komisionit të BE-së për vaksinat është skeptik. I pyetur nëse mund të ndihmojnë preparatet nga Rusia ose Kina që deri në verë të vaksinohet 70 përqind e të rriturve në BE, Thierry Breton në një blog shkruan: “Druaj, se përgjigja është jo.”

Francezi thekson, se nuk ka arsye të dyshojë në efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë e vaksinave, që vijnë jashtë BE-së. Por megjithatë për ta vlerësuar këtë është kompetencë e Autoritetit Europian të Barnave EMA. Kjo instancë kryen verifikimet që nga fillimi i marsit. Sidoqoftë çdo sipërmarrje që do të prodhojë një vaksinë të re, duhet të presë të paktën dhjetë muaj, shkruan Breton. Ndaj duhet të përqendrohemi tek vaksinat, që ndërkohë janë licencuar ose-janë në prag të licencimit në BE.

Sa i sigurtë është prodhimi në Rusi?

Vendi anëtar i BE-së, Hungaria, në shkurt e ka licencuar në nivelin kombëtar vaksinën ruse Sputnik V dhe është duke e përdorur atë. Edhe Sllovakia e Çekia kanë porositur vaksinën Sputnik V, pa pritur licencimin e saj prej EMA-s. Por ndërkohë Sllovakia ka marrë një seri prodhimi të vaksinës nga Rusia, që ndryshon prej serive të tjera të verifikuara ndërkohë nga EMA dhe revista mjekësore “The Lancet”. Autoriteti sllovak i mbikqyrjes së barnave SUKL nuk mund t’i vlerësojë avantazhet dhe rreziqet e 200.000 dozave të livruara. Ndaj për mungesë të të dhënave nga prodhuesi vaksina nuk po përdoret.

Kryeministrat e landeve gjermane nuk janë në unanimitet

Pavarësisht nga kjo kryeministri i Saksoni-Anhaltit Reiner Haseloff dhe ministri i Shëndetësisë në Mecklenburg-Pomerani, Harry Glawe (të dy kristiandemokratë), shohin shanse të mëdha nga blerja e vaksinës ruse Sputnik V. Ndërsa Saksoni-Anhalt mbështetet edhe tek sugjerimi i qeverisë federale, kurse landet Mecklenburg-Pomerani dhe Bavaria kanë deklaruar, se do të veprojnë në mënyrë të mëvetsishme. Por ka edhe rezerva si p.sh. nga kryeministrja socialdemokrate e landit Renani-Palatinate Malu Dreyer. “Për sigurimin e vaksinave është përgjegjëse qeveria federale”, tërheq vëmendjen politikania socialdemokrate./DW/

Tags: gjermanirusisputniuk v

TË LIDHURA

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Burri dogji të gjallë gruan dhe u vetëflijua/ Detaje nga tragjedia në Kavajë

Burri dogji të gjallë gruan dhe u vetëflijua/ Detaje nga tragjedia në Kavajë

Tensioni Rusi-Ukrainë/ SHBA dërgon anije luftarake në Detin e Zi

Tensioni Rusi-Ukrainë/ SHBA dërgon anije luftarake në Detin e Zi

“Asnjëherë s’e kam parë Maqellarën kaq plot”/ Basha: Votoni për ndryshim

“Asnjëherë s’e kam parë Maqellarën kaq plot”/ Basha: Votoni për ndryshim







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com