Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vaksina kundër COVID-19/ Von der Leyen: Duam të mbledhim 7,5 miliardë euro

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Vaksina kundër COVID-19/ Von der Leyen: Duam të mbledhim 7,5 miliardë euro

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me profesion mjeke, synon të hënën në konferencën ndërkombëtare të donatorëve të mbledhë 7,5 miliardë euro që vaksina e Coronës të jetë e mundur për të gjithë.

Deutsche Welle: Zonja von der Leyen, të hënën Komisioni Europian në një konferencë donatorësh kërkon të mbledhë 7,5 miliardë euro për të zhvilluar një vaksinë kundër virusit Corona dhe të mbështesë terapitë kundër COVID-19.

Çfarë doni të arrini ju?

Ursula von der Leyen: Për ne është e rëndësishme që të gjejmë një përgjigje të fortë kundër virusit Corona. Ai nuk njeh kufij, nuk njeh kombe.

Virusin mund ta mundim vetëm me një vaksinë. Prandaj duhet të veprojmë në mënyrë globale dhe të koordinuar, sepse duam të pengojmë që të kenë qasje tek vaksina që do të zhvillohet dikur, vetëm ata që kanë para.

Kemi filluar të veprojmë në mënyrë të koordinuar për virusin, por tani duhet të zgjerojmë kapacitetet për ta prodhuar kur ta kemi. Nevojiten vaksina në shifra të papërfytyrueshme të mëdha.

E duhet të sigurojmë që ato të jenë shpërndara drejt dhe me çmim të arsyeshëm në çdo cep të botës. Për këtë po punojmë. E për këtë kemi nevojë për fonde. Kemi një rrjet global dhe të hënën duam të mbledhim në një konferencë donatorësh 7,5 miliardë euro.

Ky është vetëm fillimi, më vonë do duhen më shumë.

Thatë se duhet një çmim i arsyeshëm. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, shkon më tej duke thënë, se vaksina duhet t’i përkasë të gjithë botës dhe jo shteteve të caktuara. A i përket kjo vaksinë njerëzimit?

Natyrisht duhet të ketë qasje çdokush në këtë vaksinë. Prandaj kemi ftuar shumë aktorë, si për shembull Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondacionin “Melinda-und-Bill-Gates”, fondet „Welcome-Trust”, „United Global Funds”, për të përmendur disa prej tyre. Mbështetemi nga shumë shtete në botë. Këtë iniciativë e solla në takimin e G20-s. Kjo është e nevojshme që të ndjekim një strategji globale e të koordinuar.

Ndërkohë ekonomia europiane është goditur rëndë. Ka kritika, se BE ndërmerr shumë vonë diçka. Ju po përpiqeni për një fond rimëkëmbeje të ekonomisë në BE. Por nuk ka plan konkret. Sa urgjent është ky fond?

Fillimisht ne, BE dhe vendet anëtare kemi mobilizuar për krizën akute një shumë prej 3400 miliardë eurosh. Ndihmat shtetërore u organizuan të tilla që të jepen fleksibël, ashtu si edhe fondet aktuale europiane. Kemi krijuar një program për të ruajtur vendet e punës.

Njerëzit paguhen për punën me orar të shkurtuar, që më vonë kur firmat rentabël të startojnë sërish të kthehen në orar të plotë. Por kemi nevojë për një instrument më të madh për rimëkëmbjen.

Kemi propozuar, që të punojmë me buxhetin shtatëvjeçar të BE por ta zgjerojmë atë me një instrument, që afrohet me një plan Marshall. Ky është një instrument për investime dhe solidaritet që do të mbahet nga të 27 vendet anëtare. Kemi të bëjmë me një ndërmarrje të madhe, por jam plot besim, se do ta realizojmë.

Si do të jetë ky instrument. Ka shtete jugore si Italia e Spanja që kërkojnë borxhe të përbashkëta, coronabonds. Kundër kësaj janë Gjermania e Holanda. Çfarë do të përfshijë ky instrument?

Në të gjithë këtë instrument ne me siguri do të kemi një balancë të drejtë mes granteve dhe kredive. Në këtë procedurë duhet të negociojmë me të gjithë vendet anëtare, por e rëndësishme është, që vendet anëtare janë dakord t’i hyjmë kësaj rruge.

Një temë tjetër që luan rol është ajo e vlerave dhe parimeve europiane. A jeni e shqetësuar, se kriza mund të përdoret në BE për të kufizuar të drejtat demokratike, si në Hungari për shembull?

20 shtete të BE morën masa të pazakonta, që është në rregull në kohën e krizës, sepse duhej vepruar shpejt. Por këto masa duhet të jenë proporcionale dhe të kufizuara në kohë. Kjo është shumë e qartë.

Dhe ato duhet të verifikohen nga ana demokratike. Ne e ndjekim me shumë vëmendje, si zbatohen këto masa, kur bëhet fjalë për lirinë e fjalës apo të medias. Jemi të gatshëm të ndërhyjmë menjëherë, nëse diçka nuk është e përshtatshme apo nuk është e kufizuar në kohë.

Kur Hungaria më 30 mars miratoi ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, ju thatë, se kriza e Coronës nuk duhet të keqpërdoret për të minuar demokracinë, por nuk përmendët Hungarinë. Për këtë kritikoheni. Ju vjen keq sot që nuk e përmendët me emër Hungarinë?

Për ne është e rëndësishme, që të vlerësojmë njësoj çdo vend anëtar. E drejtë, kemi pasur përvoja të vështira në lidhje me Hungarinë. Ne do ta shohim këtë me shumë vëmendje, por duhet të ketë edhe drejtësi mes vendeve anëtare.

Pretendimi që ne i mbajmë lart të drejtat themelore në BE dhe jemi mbrojtës të marrëveshjeve funksionon vetëm nëse jemi tërësisht neutralë kundrejt të gjitha shteteve anëtare. Por duhet të jemi gati që të veprojmë, nëse ka zhvillime të shtrembëruara. Këtu jam e qartë: Ne do të ndërhyjmë, kur të shikojmë, që masat nuk janë në përpjesëtim.

Si e shikoni këtë situatë në botë dhe Europë si mjeke?

Kjo krizë e Coronës është paimagjinueshme, por ajo ka anë të tjera. Na tregon, se çfarë gjërash duhet të mësojmë. Kemi nevojë për një shkëmbim gjithnjë e më të mirë të të dhënave mjekësore në BE, por edhe në botë për të qenë të përgatitur më mirë. Shohim, se sa e rëndësishme është të kemi sisteme shëndetësore efektive, që dinë të përballojnë krizat dhe gjendjen e shokut.

Duhet të zgjerojmë mundësitë që artikuj të rëndësishëm mjekësore si veshjet mbrojtëse apo aparate intubimi t’i prodhojmë në Europë, t’i magazinojmë aty e shpërndajmë. Por kemi parë edhe solidaritet javët e fundit.

Mjekë rumunë e polakë që kanë shkuar në Itali. Italia ndan teste me vende të tjera. Franca ka dërguar pacientë në Gjermani e Austri. Franca ka dërguar maska në Spanjë e Itali. Ka shumë shembuj solidariteti. Të bën mirë të shohësh një gjë të tillë.

Bisedën e zhvilloi Sarah Kelly.

Dr. Ursula von der Leyen (61) është presidente e Komisionit Europian nga dhjetori 2019. Më parë ajo ka qenë politikane e CDU-së. Mjekja e specializuar ka qenë edhe ministre e Mbrojtjes në kabinetin e Angela Merkelit. /DW

Tags: COVID-19koronavirusvaksine

TË LIDHURA

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit
Bota

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit

21:18 | 15/05/2025
Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

19:41 | 15/05/2025
Dhëndri i presidentit Trump vizitë në Tiranë më 17 Maj
Bota

Dhëndri i presidentit Trump vizitë në Tiranë më 17 Maj

12:46 | 15/05/2025
Next Post
Shqiptarët të izoluar, tërmeti me magnitudë 3.7 godet vendin

Një tërmet prej 6 ballësh godet ishullin grek

LVV kërkon zgjedhje, reagon LDK

LVV kërkon zgjedhje, reagon LDK

Bilanci/ Shkon në 143 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Bilanci/ Shkon në 143 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Humbja në 11 maj përçan PD-në, kandidati kërcënon të vetët: Do i çoj në Prokurori
Aktualitet

Humbja në 11 maj përçan PD-në, kandidati kërcënon të vetët: Do i çoj në Prokurori

by mirseda
21:55 | 15/05/2025
0

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në qarkun Durrës, Aulon Kalaja, i cili doli i...

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit

21:18 | 15/05/2025
Përçarje në opozitë: Beleri braktis Berishën dhe i kërkon dorëheqjen

Përçarje në opozitë: Beleri braktis Berishën dhe i kërkon dorëheqjen

21:14 | 15/05/2025
Jorida Tabaku drejt mandatit në Tiranë, 1620 vota përpara Ilir Alimehmetit

Jorida Tabaku drejt mandatit në Tiranë, 1620 vota përpara Ilir Alimehmetit

21:11 | 15/05/2025
Costa: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE para 2030

Costa: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE para 2030

21:00 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com