pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetbetgaranti girişesbettambet girişbetgarantibetsalvador giriştambetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişbetgaranti güncel giriştambet güncel girişbetsalvador güncel girişimajbet girişimajbetbetsalvadorJojobetholiganbetlimanbetbetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetbetgarantitambetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vaksina “gjeopolitike” e Rusisë: A është Sputnik V kaq efektiv sa thuhet?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Nga: Helen Collis & Carlo Martuscelli “Politico”

Quajeni momentin Sputnik të shekullit XXI. Dy javë më parë, revista kryesore mjekësore në botë “The Lancet” botoi rezultate pozitive mbi vaksinën ruse Sputnik V kundër koronavirusit, duke shkaktuar një valë optimizmi në BE, se kjo vaksinë mund të ndihmojë në plotësimin e një boshllëku të krijuar nga prodhuesit farmaceutikë perëndimorë.

Disa udhëheqës të BE-së, duke përfshirë shefin e politikës së jashtme Josep Borrell, u përpoqën ta përgëzonin Moskën për suksesin e saj. Por tani, disa njohës të mirë të Rusisë, paralajmërojnë se Sputnik është një mjet gjeopolitik, të cilin Moska po e përdor për të manipuluar demokracitë perëndimore, thelluar përçarjet, dhe për ta paraqitur Rusinë si një shpëtimtare të botës nga pandemia.

“Është një makth”- tha eurodeputetja gjermane e të Gjelbërve Viola von Kramon-Tobadel, që është njëherazi anëtare e komitetit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian. Duke e krahasuar strategjinë e Rusisë me Sputnik, me skandalin e saj të dopingut në sport, Tobadel e cilësoi këtë një “çështje urgjente” që kërkon vëmendjen e BE-së.

Rusia vazhdon të këmbëngulë se miratimi i vaksinës nga Agjencia Evropiane e Barnave është i pashmangshëm, ndërsa vetë rregullatori këmbëngul se nuk ka marrë ende ndonjë të dhënë. E gjithë kjo bart shenjat e një fushate globale dezinformimi, dhe është një strategji gjeopolitike e mirë-hartuar nga Moska, thotë Niko de Pedro, bashkëpunëtor i vjetër në Institutin e Strategjive, një think-tank spanjoll.

“Kur ata kanë diçka që ata e konsiderojnë me rëndësi strategjike për Kremlinin, bëjnë përpjekje të mëdha për promovimin e vaksinës së tyre, por edhe për denigrimin e vaksinave të tjera”-shton de Pedro, duke treguar disa nga mesazhe të qëndrueshme që jepen më mediat shtetërore ruse.

Shumë artikuj akuzojnë kompaninë amerikane Pfizer se ka mashtruar me testet klinike të vaksinës së saj, apo se imunologu kryesor amerikan Entoni Fauçi dhe filantropi Bill Gejt janë arrestuar për abuzime me vaksinat. Sputnik është aprovuar deri më tani në 29 vende – përfshirë Amerikën Latine, ku “Russia Today” është një nga kanalet kryesore të huaj që  ndiqet, si dhe tek aleatët tradicionalë rusë, vëren de Pedro.

Por mbrojtësit e Sputnik Vi shohin gjërat krejtësisht ndryshe. Kiril Dimitriev, shefi ekzekutiv i Fondit Rus të Investimeve Direkte, që promovon vaksinës ruse jashtë vendit, tha për POLITICO në një intervistë të kohëve të fundit, se ekipi i tij ishte viktimë e një fushate dezinformimi. Dhe ai këmbënguli se vaksina ruse është “më e mira në botë”.

Sipas tij fajtorë nuk janë “robotët” në Shën Petersburg, por forca pa emër që po dëmtojnë reputacionin e shkencës ruse në mediat perëndimore. Pavarësisht nga debati i ndezur, akoma më shumë vende po furnizohen me vaksinën Sputnik. Sllovakia dhe Kroacia janë të fundit në radhë, që po tregojnë mbështetjen e tyre për vaksinën ruse, dhe janë në bisedime me Rusinë mbi marrëveshjet e mundshme të blerjes së vaksinës.

Çështja bëhet më “e rrezikshme” kur vendet e BE-së i drejtohen Rusisë për të plotësuar mungesat që kanë për vaksina. Shembulli kryesor është Hungaria, që e miratoi Sputnik V sipas rregullave emergjente të BE-së që më 21 Janar.

Ndërsa lejohet një miratim i tillë i njëanshëm – me kushtin që shteti anëtar, dhe jo prodhuesi i barnave, të mbajë përgjegjësi – kjo lëvizje e ka vendosur BE-në në një pozitë të pasigurt. Ky lloj miratimi i vaksinës ruse, e minon të gjithë strategjinë e përbashkët të vaksinimit të Bashkimit Evropian, thotë Von Kramon-Todabel.

“Ne duam që të kemi standarde të larta. Por kjo nuk është e mundur, kur mund të kemi miratime dypalëshe duke shfrytëzuar ligjin e emergjencës”- thotë ajo. Eurodeputetja gjermane shton se Rusia ka pasur tashmë sukses në rritjen e tensioneve në Ukrainë, duke i dhënë një “sasi simbolike dozash” territorit të pushtuar prej saj në lindje, sipas një bisede të fundit që ajo kishte pasur me kryeministrin ukrainas Denis Shmihal.

Vetë Shmihal paralajmëroi javën e kaluar, se Rusia po përdor Sputnik V për të fituar ndikim politik në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Edhe kryeministrja lituaneze Ingrida Simonite, shfaq kundërshtimin e saj ndaj vaksinës ruse, duke thënë se vendi i saj do të shmangë Sputnik V, edhe nëse atë e miraton EMA.

“Nuk ka asnjë dyshim se përpjekjet e Rusisë për të shitur vaksinën në Evropë, përbëjnë një lojë tjetër gjeopolitike”-paralajmëroi ajo. Deklarata të tilla, që vijnë nga vendet që dikur kanë qenë nën kontrollin sovjetik mund të mos jenë shumë të habitshme.

Por botimi i të dhënave të vaksinës ruse në një revistë të njohur shkencore, ishte një fitore për ekipin e Sputnik. “The Lancet” raportoi më 2 shkurt një normë efikasiteti prej 91.6 për qind në mbrojtjen nga sëmundja simptomatike. Gjithsesi, ky rezultat tani po vihet në dyshim.

Enriko Buçi, profesor i biologjisë në Universitetin Tempëll në Pensilvani, SHBA, vuri në dukje mospërputhjet në materialin e botuar, si dhe refuzimin e ekipit Sputnik për t’u dhënë hulumtuesve të pavarur qasje në të dhënat e papërpunuara, për të kontrolluar 2 herë anomalitë që vërehen.

Në studimin e “The Lancet”, që bazohet në të dhënat e datës 24 nëntor 2020, përfshiheshin 14.964 pjesëmarrës në grupin e vaksinave që morën të dyja dozat. Por një analizë e përkohshme e datës 11 nëntor e botuar nga RDIF, vëren se mbi 16.000 vullnetarë ishin vaksinuar me të dyja dozat. Dhe një analizë e dytë e të dhënave e botuar më 24 nëntor, thoshte se ishin vaksinuar 19.000.

Buçi thotë se kjo mund të nënkuptojë se po fshihen të dhënat e pafavorshme rreth sigurisë apo efikasitetit. Dhe sipas tij kjo mungesë transparence, nuk është vërejtur me prodhuesit e tjerë të vaksinave, madje edhe me ata kinezë, ku “ka shumë të dhëna dhe asnjë mospërputhje”.

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Tronditet Milan: Donnarumma do largohet falas, destinacioni i tij është Anglia

Foto/ Ky është 18-vjeçari që vdiq nga koronavirusi te spitali 'Shefqet Ndroqi'

Nuk po shtojnë vende pune, shtohen dyshimet ndaj investimeve kineze në Ballkan







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“E akuzojnë se nuk lufton korrupsionin”, Reuters: Protestat, sfidë për kryeministrin!

by mirseda
08:40 | 11/06/2026
0

Mediat ndërkombëtare vijojnë të raportojnë dhe transmetojnë drejtpërdrejt protestën që prej ditësh po zhvillohet në Tiranë, e...

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

22:59 | 10/06/2026

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor

22:53 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com