Moderatori i mirënjohur, Blendi Fevziu ka habitur me deklaratën e tij të fundit, rreth emrit të vajzës së tij më të vogël.
I ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, Blendi foli për vajzat e tij Mishel dhe Alis, ku për këtë të fundit u shpreh se emrin ia kanë vënë portalet.
“Kur do vinim emrin e vajzës së vogël, unë isha për këtë që ka, Inesi ishte e dyzuar, Mishel kishte alternativat e saj. Kur po shkoja me Mishel në maternitet ditën që vajza lindi, e pyeta “ç’do bëjmë për emrin?” Duke folur, një moment ajo më thotë: “Eee, thuaj ç’të duash ti, po emri ka dalë nëpër portale. Epo në rregull atëherë, nuk po e ndryshojmë, i thashë. Siç duket unë e kisha diskutuar me dikë emrin Alis dhe e kishte zbuluar”, rrëfeu moderatori.