Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Unë jam doktoresha”, studentja e palicencuar ofron ndërhyrje estetike

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kamera e fshehtë/Bamirësi të lë me barrë, heq magjinë

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka ardhur një ankesë për estetisten Pamela Hasanaj, e cila sipas qytetares denoncuese është studente e vitit të 2-të në infermieri, por hiqet si mjeke duke ofruar shërbime të specializuara në qendrën e saj.

Pamela jo vetëm realizon fillera, botoks apo injeksione, por ofron edhe kurse specializimi, duke pajisur kursantet e reja me certifikatë. Edhe çmimet për të gjitha shërbimet janë dukshëm të kripura.

Qytetarja anonime: Personi në fjalë, që unë kam bërë denoncimin, është, që ushtron profesion si estetiste. Diku te “Rruga e Bogdanëve”, mos gabohem! Ndërkohë, ndjek edhe studimet për “Infermieri”. për “Mjekësi”, jo e jo njëherë! Por “Infermieri” duhet të jetë! E kam të sigurtë, që duhet të jetë diku në vit të dytë. Nuk është as e licencuar për infermieri. Pra, nuk i ka mbaruar studimet që ta marrim të mirëfilltë, që kjo mund të mbajë edhe një gjilpërë në dorë. Dhe ndërkohë, kur pashë reklamimin, që po bën filler, botoks etj, etj ndjej si detyrë morale, e thashë si për veten. Unë ndoshta nuk kam për të shkuar kurrë, por dikush që nuk e njeh e di që do të shkojë në dorën e një jo profesionisti.

Gazetarja: Ju po më thoni se personi në fjalë hiqet si doktoreshë pa qenë e kualifikuar?

Qytetarja anonime: Hiqet si doktoreshë, po.

Gazetarja: Ju më thatë se zhvillon dhe kurse për këta të rinjtë apo jo?

Qytetarja anonime: Po, po! Kjo, si akademi, kalon në grada, që të jetë nga “Make up Artist”, ku di gjë unë, kur bëhesh “Master”, që kjo e ka marrë këtë gradën, jep dhe kurse, se kjo trajnon të tjera. Ëëë sapo ka filluar vajza (qesh), domethënë unë e kam bërë denoncimin, që ka javën e parë të publikimit të rasteve. Po, po, po, po. E ndjej detyrë morale, sepse nëse unë nesër do të mbaj gradën “doktor”, nuk mund të jemi të gjithë! Nuk është çështje inati, më tepër çështje sigurie!

Kamera e fshehtë, qytetare-estetistja Pamela Hasanaj:

Qytetarja: Doktoreshë….

Estetistja Pamela Hasanaj: Si je?

Qytetarja: Çfarë bëre? Si jeni ju?

Estetistja Pamela Hasanaj: Mirë! Të ta shoh pak barkun?

Qytetarja: Po, po, po atë doja të të thoja!

Estetistja Pamela Hasanaj: Shpejt ta shoh njëherë në gjendje të lirë! Merr frymë thellë! Lirohu! Shfryje! Strijat të kërkojnë 4-6 seanca “Microneedling”, ndërsa këtë, që ka humbje elasticiteti këtu, kërkon “Philon”,që është ajo me djegie, pika-pika, po e ke parasysh. Që të ngrihet kjo lart, i bie të bëhet komplet kjo zona.

Qytetarja: Kë më rekomanduat?

Estetistja Pamela Hasanaj: “Philon” me djegie e ke kryesore.

Qytetarja: Ok!

Estetistja Pamela Hasanaj: Ta shënova me djegie 650 euro. “Microneedling”, që është për strijat është 120 euro seanca, 6 seanca me 120 i bie, 720 euro.

Qytetarja: Po dua të më shpjegosh pak edhe kështu për pjesën e botox-it!

Estetistja Pamela Hasanaj: Ja një sekondë! Këto quhen rrudha statike.

Qytetarja: Ëhë.

Estetistja Pamela Hasanaj: Ato, që bëhen, kur ti lëviz…acarohu pak, këto quhen dinamike.

Qytetarja: Ëhë.

Estetistja Pamela Hasanaj: Që vjen nga shprehia. Këto, që janë në gjendje të lirë, duan “Philon-in”, atë me djegie. Do të të rekomandoja bëj botox-in të parin, që të relaksosh muskulin, që të mos ketë lëvizje të agravuara mimike, sepse nga lëvizjet e mimikës, krijohen rrudhat. Pastaj do bësh një “Philon” komplet ballin, që të të tendoset 100%, të jemi këtu! Ato, ose do të jetë e nevojshme 2.2 cc, që i thonë 300 euro.

Qytetarja: Ëhë.

Estetistja Pamela Hasanaj: Për të dyja zonat, që flas, ose do të kesh të nevojshme 4.4 cc, që është 540 euro. Atë nuk e them dot unë, sepse varet, ndërkohë që punoj sa do dojë lëkura.

Qytetarja: Tani, të gjitha këto do të m’i bëni juve?

Estetistja Pamela Hasanaj: Po, unë!

Qytetarja: Nuk është vajza…

Estetistja Pamela Hasanaj: Prandaj punoj me orare. Jo, se merrem vetëm unë me trajtimet.

Qytetarja: Mirë, se unë e kam me merak këtë pjesë, prandaj!

Estetistja Pamela Hasanaj: Jo, jo unë jam doktoresha. Ajo është asistentja.

Qytetarja: Për çfarë keni mbaruar?

Estetistja Pamela Hasanaj: “Mjekësi të Përgjithshme”. Jam edhe pedagoge në Vienë.

Qytetarja: Ok, në rregull, se e kam merak.

Estetistja Pamela Hasanaj: Jo, s’ke faj! Siç e kanë të gjithë me merak.

Qytetarja: E di pse? Se çdo parukeri….

Estetistja Pamela Hasanaj: Bëjnë botox! E prandaj bëhen, ënjten dhe fryhen pastaj, edhe janë efektet e botox-it thonë, se s’dinë ta bëjnë pra.

Qytetarja: Dakord! Atëherë shumë faleminderit!

Estetistja Pamela Hasanaj: Faleminderit ty!

Ironia më e madhe është se Pamela Hasanaj ofron dhe kurse.

Kamera e fshehtë biseda qytetar-estetistja Pamela Hasanaj:

Qytetari: Kam një shoqe të dashur edhe dua ta sjell të mësojë dy-tre gjëra! Bëhen trajnime, nuk e di si e keni ju?

Estetistja Pamela Hasanaj: Ajo merret me estetikë?

Qytetarja: Ka qejf këto gjërat e parukerisë, këto….duke diskutuar, e ke parasysh.

Estetistja Pamela Hasanaj: Shumë mirë….

Qytetari: Të bëjë një kurs, të dijë si funksionon, sa lekë na kushton dhe më tha interesohu, se kishte parë këto faqet në Facebook.

Estetistja Pamela Hasanaj: Po! Trajnimet, që unë bëj, janë me certifikata ndërkombëtare nga “Fly Akademi”, është akademi austriake-serbe. Trajnimet janë trajnime, 1 ose 2 ditore. Në qoftë se është individuali është 10 ditor. Është trajnimi i radhës i fillinsit, më datë 8-9 Prill. Do të rekomandoja fillinsin. Unë bëj 4 trajnime: është trajnimi i fillinsit, trajnimi i fillogjenit, dermatenit. Domethënë, çdo teknikë, është trajnim më vete.

Qytetari: Sikur s’i kuptoj, këto janë domethënë, ajo vjen bën demarten domethënë për estetikë fytyre a si? Se me terma të thjeshtë, se se kuptoj, që t’ia sqaroj kshu-kshu.

Estetistja Pamela Hasanaj: E marr vesh! Tani nga të gjitha teknikat, që ka tregu i estetikës, unë do të të rekomandoja kurset e fillinksit, se në këtë kurs janë 2 teknika kryesore, që është teknika e “Microneedling”, dhe teknika e “Philon-it”. Nëpërmjet këtyre 2 teknikave, ajo ofron direkt mbi 15 shërbime të reja në sallon.

Qytetari: Sa kushton kjo?

Estetistja Pamela Hasanaj: Fillinksi, që bëhet më dt 8 dhe 9 Prill është 2650 euro në ofertë, 2840. Në çmim përfshihen edhe këto fillinkset, që janë dy pajisje, dhe produktet për 40 trajtime, që nusja do t’i ketë për klientët e saj, në sallonin e saj.

Qytetari: E dashura, se kur e thonë kështu nusja, nusja, nusja….

Estetistja Pamela Hasanaj: E dashura, ok, e dashura (qesh). Individuali është 3 mijë euro pastaj. 3 mijë e 40 euro është më i shtrenjti. Ëë, fillinksin do të të rekomandoja!

Qytetari: Mirë, në qoftë se mbaron këtë kursin kryesor, kjo domethënë merr çertifikatë?

Estetistja Pamela Hasanaj: Direkt, që pas trajnimit 2 ditor!

Qytetari: Po pastaj mund të fillojë ajo?

Estetistja Pamela Hasanaj: Ja, do të të shpjegoj diçka! Pas trajnimit, do ushtrohet në studio, në sallonin e saj, në shtëpi me komshinjtë, me shokë e shoqe, apo klientët e vet, nuk ka rëndësi. Dhe mua, do më nisi foto direkt para dhe pas punimit. Në moment, që ajo mbaron të gjitha nivelet, i vjen certifikata nga Viena, në adresë të shtëpisë./tvklan.al

Tags: emisioni STOPestetistePamela Hasanaj

TË LIDHURA

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari
Aktualitet

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë
Aktualitet

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

10:35 | 23/05/2025
U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku
Aktualitet

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

10:29 | 23/05/2025
Next Post
Rritja e naftës/Berisha: Dënoj situatën e krijuar nga korrupsioni qeveritar

Pse është shthurur mendërisht Sali Berisha?

Mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, temperaturat në rënie

Mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, temperaturat në rënie

Denys Shmyhal: Mariupol “katastrofa më e madhe humanitare” e shekullit

Denys Shmyhal: Mariupol "katastrofa më e madhe humanitare" e shekullit

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë
Showbizz

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

by mirseda
12:23 | 23/05/2025
0

Belina Pupa, emër i njohur në rrjetet sociale dhe media si promovuese e mirëqenies mendore, është vënë...

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

11:36 | 23/05/2025
Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

11:01 | 23/05/2025
‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

10:46 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com