E martë, 11 Gusht, 2020
20 C
Tirana

Ulje drastike e euros, ja me sa u këmbye sot

Më të lexuarat

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

Rama: Me këtë lajm të mirë iu uroj një javë të mbarë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se sot nis puna për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq. Ky i fundit,...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Dalin emrat/ Kush ra sot në “rrjetën” e OFL-së

Kush ka rënë ditën e sotme në “rrjetën” e OFL-së? Raportohet se Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë pesë...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Hidhet shorti për raundin e parë të “Champions League”, ja cili është kundërshtari i Tiranës

Është hedhur ditën e sotme shorti për raundin e parë të ndeshjeve të kampionatit “Champions League”. Tirana do të jetë përballë skuadrës gjeorgjiane, Dinamo e...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

1000 tonë naftë në plazhin përrallor, katastrofë ekologjike

Mijëra vullnetarë janë në garë me kohën për të përmbajtur dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e naftës në plazhet përrallore të ishullit Mauritius të...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë duke shënuar një rënie të fortë në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.04 lekë, duke u ulur me 0.08 lekë në raport me fundin e javës së kaluar. Vetëm gjatë muajit tetor, monedha e përbashkët ka humbur gati 1.2 lekë.

Në rënie ditën e sotme ishte dhe dollari, që u këmbye me 108.58 lekë, 0.66 lekë më pak se e premtja, duke treguar se luhatjet e monedha lidhen kryesisht me faktorë të brendshëm, pra është monedha vendase ajo që është e fortë.

Euro ka arritur në nivelin më të ulët që nga 7 qershori, një ditë përpara se Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm, ku ajo bleu më shumë se 100 milionë euro në treg për një periudhë të shkurtër kohore, për të frenuar rënien e euros, që në 5 qershor arriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet. Por, ndërsa këto ndërhyrje arritën të stabilizojnë euron në nivelin e 126 lekëve deri në fund të muajt shtator, tashmë monedha e përbashkët ka filluar sërish tendencën rënëse.

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se dy janë arsyet kryesore të kësaj tendence.

E para është valuta informale që hyn në tregun shqiptar, që është shtuar që mëse një vit më parë, kur kanabisi u mboll masivisht, dhe një pjesë e valutës hyri në tregun e brendshme. Goditjet e fundit të policisë treguan se krimi i organizuar ka kaluar në një nivel tjetër, përmes përpunimit të drogave më të forta (rasti i kapjes së punishtes së përpunimit të heroinës në Has).

Lexo edhe :   Parashikimi i motit për ditën e sotme
Lexo edhe :   Parashikimi i motit për ditën e sotme

Së dyti, në tetor, emetimi i eurobondit 500 milionë euro nga qeveria shqiptare po ndikon në zhvlerësimin e euros. Në dy ditët pas emetimit të eurobondit në javën e parë të tetorit, euro u zhvlerësua me gati 0.7 pikë përkundrejt lekut. Sipas ekspertëve bankarë, shumë individë që kanë dashur të investojnë, kanë mbajtur një pozicion të hapur, dhe pas realizimit të Eurobondit, po kthejnë fondet e tyre në euro në monedhën vendase, apo po shikojnë alternativa të tjera investimi, siç është blerja e bonove të thesarit dhe kjo pritej të kishte një ndikim gradual në kursin e këmbimit në favor të lekut. Për më tepër, qeveria një pjesë të borxhit të marrë në euro do ta përdorë në tregun e brendshëm për të kryer shpenzime në lekë.

Lidhur me rënien e ditës së sotme, ekspertët pohojnë se një tjetër arsye lidhet me faktin që është dita e fundit e pagimit të sigurimeve, ku bizneset, që kanë të ardhurat në valutë nxitojnë të konvertojnë eurot në lekë.

Agjentët e tregut valutor thanë se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg të mërkurën e javës së kaluar, përndryshe rënia e euros do të kishte qenë edhe më e thellë.

Që nga fillimi i këtij viti, kur euro u hap me 133.07 lekë, monedha e përbashkët ka rënë me 8 lekë, duke u luhatur aktualisht afër niveleve më të ulëta në 10 vjet.

Ekspertët presin që euro të vijojë të jetë e dobët në tregun e brendshëm, edhe pse ngrënë supet për arsyet. Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtëpia e Bardhë, e hapur për negociata me demokratët për paketën e ndihmave

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se është e hapur për negociata me demokratët e opozitës lidhur me paketën e ndihmave në përgjigje të...

Njihuni me vendin që nuk ka pasur asnjë transmetim të koronavirusit në 100 ditët e fundit

Zelanda e Re ka arritur një rezultat të admirueshëm në menaxhimin e situatës së pandemisë. Sipas autoriteteve vendase, prej më shumë se 100 ditësh...

Ministri kosovar i Shëndetësisë paralajmëron rimbyllje të vendit

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se pjesë e masave të reja mund të jetë edhe mbyllja e vendit. Në një intervistë...

Kur hallet e Shkëlzenit, bëhen halle të opozitës

Nga Mero Baze Ka një hutim në radhët e një pjese të opozitës, pse gjithë bateritë e opozitës janë drejtuar mbi Ben Blushin. Fillimisht Lesi,...

​Liverpool prezanton mbrojtësin e ri grek

Futbollisti grek, Kostas Tsimikas, është mbrojtësi i ri i majtë i skuadrës së Liverpool. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam ardhur në Liverpool....