Një armëpushim i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar civilët të largohen nga qyteti i Mariupolit, nuk po respektohet plotësisht, sipas këshillit të qytetit.
Në një mesazh të postuar në Telegram, këshilli tha se luftimet po zhvillohen në rajonin e Zaporizhzhia, ku përfundon korridori humanitar.
Zyrtarët ukrainas po negociojnë me palën ruse, për të konfirmuar armëpushimin e përkohshëm përgjatë gjithë rrugës së evakuimit, thuhet në mesazh.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today