gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Udhëtimi nuk ndalet këtu

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Bindje apo rebelim?

Nga: Agim Baçi

Së pari dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë sfidë të përballjes me votuesit. Do të doja të takoja sërish këdo që bashkëbisedoi me mua, e t’i shprehja në sy mirënjohjen time të thellë. Unë sot e mirëkuptoj dëshpërimin e gjithë atyre që besuan në një vendim të shqiptarëve më 25 Prill për Ndryshim përmes votës. Nuk flas thjesht për ata që besuan se forca politike që mbështesin duhet të vijë në pushtet.

Jo, e kam fjalën për qindra e qindra bashkëqytetarë, të djathtë e të majtë, me të cilët kam folur shpesh, jo vetëm në fushatën zgjedhore, e që dukej se ishin në mbështetje të udhëtimit për ndryshim. Dhe janë të shumtë ata që nuk kanë qëllim pushtetin, por që shprehnin dëshirën që atdheu ynë i përbashkët  të mos adhurojë servilin, të fortin dhe atë që vjedh pronën tonë të përbashkët apo pronën e tjetrit.

Dikush mund të pyesë, se si është e mundur që nuk u parandalua kjo vjedhje nga opozita? Por, a e patë se si gënjeu kreu i policisë së shtetit  për rastin e Elbasanit, duke deklaruar që nuk kishte materiale zgjedhore në makinën e bllokuar nga mbështetësit e PD-së, ndërkohë që hetimet nxorrën fakte që kishim të bënim me vjedhje të strukturuar votash? A nuk ndaloi Tomorr Alizoti në Berat makinën me mbishkrimin “rezervat e shtetit” me ndihma që kanë vetëm një emër “porno-varfëri”? A nuk u kapën në Dibër zyrtarë lokalë me para dhe zarfe? A e keni lexuar raportin e OSBE/ ODIHR-it ku shkrihet qartë se vjedhja e votës dhe dhuna shtetërore është kthyer në normalitet? Pse, sa raste duhet të zbulojë opozita që të kemi një bindje që zgjedhjet janë vjedhur, që vullneti politik i shqiptarëve është dhunuar?

Unë si kandidat në Qarkun e Durrësit e kam denoncuar gjatë gjithë fushatës tentativën e pushtetit, të frymëzuar nga gjuha e urrejtjes e z.Rama, i cili përdori gjithçka për të blerë me çdo mjet vullnetin e bashkëqytetarëve tanë. Kam denoncuar faktin që fushatën e drejtonte i refuzuari nga Departamenti i Shtetit , Vangjush Dako, i famshmi  më shumë edhe prej dosjes  “339” të cilën Rama bëri çmos që mos ta zbardhte kurrë, sepse nuk donte të dekurajonte patronazhistët dhe vjedhësit e strukturuar të votës.

Unë kam parë çdo ditë se si është përdorur instratuktura shtetërore për të mbajtur nën presion qytetarët lidhur me fondet e rindërtimit, me bonuesin e qirasë, me vendin e punës, me biznesin, e me gjithçka tjetër që survejohej nga patronazhistët ilegjitimë. Dhe duke qenë dëshmitar i kësaj dhune të gjithanshme, nuk mundet që të bie dakord që Rama është një fitues normal i zgjedhjeve. Ai është një vjedhës i vullnetit popullor, me paratë dhe taksat e gjithë shqiptarëve dhe me inkurajimin e të fortëve për t’u ndjerë padronë të jetëve tona.

Nëse sot nuk flasim për atë që ndodhi me 25 Prill, do të ndodhë që fyerja dhe tallja  të jenë debat i arsyeshëm, të pranojmë që politika të jetë thjesht spektakël,  që arroganca të merret si virtyt e që servilizimi dhe tundja e kokës sugjerohen si arti i vetëm i jetës. Sepse nëse ndodh një pranim i tillë, kufijtë e Lirisë do të bëhen gjithnjë e më të ngushta për këdo që e do këtë vend me institucione demokratike e jo me institucione që survejojnë dhe kontrollojnë jetën tonë për llogari të pushtetit.

Unë nuk dua të besoj se Liria vlen vetëm për ata me shumë fat. Unë dua të besoj se ne e kemi vetë në dorë që të mos mendojmë me bark, por me mendje e që të kërkojmë rrugët për të qenë të lirë. Ndaj, ne më shumë se gjithçka, duhet ta refuzojmë njohjen e një fitoreje të tillë nëse nuk duam që të na duket si normal ky dhunim i vullnetit tonë, ky suervejim i gjithanshëm i jetës sonë.

Ne të gjithë e kemi detyrim të bindim çdo shqiptar, të djathtë, të majtë, të pavendosur, se nuk duhet të bashkëjetojmë me këtë dhunim, me këtë maskaradë që ndodhi të dielën ndaj vullnetit të zgjedhësve, sepse heshtja jonë do të na çojë vetëm në lumin e qarjeve pa kuptim, në një shtegnga ku duket vetëm robërimi. Ne duhet të nisim udhëtimin e rikthimit të politikës së mbështetur në virtyt, në Besimin në Zot, dhe jo përballimin e së keqes me të keqe. Ne duhet të besojmë se njerëzit e frikësuar nga ky pushtet kanë nevojë për shpresë, ndaj dhe udhëtimi s’mund të ndalet këtu. Ky udhëtim që rinis do të jetë, padyshim, sfidues dhe i gjatë. Por çdo përpjekje për t’i dhënë kuptim Lirisë dhe Dinjitetit është një udhëtim që nuk mund të na lodhë, sepse ky është vendi ynë, është shtëpia jonë.

Tags: Agim BaçiAnalizezgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Fitoi zgjedhjet/ Makron dhe kryeministri spanjoll urojnë Ramën për mandatin e 3

Fitoi zgjedhjet/ Makron dhe kryeministri spanjoll urojnë Ramën për mandatin e 3

U lanë jashtë listës së sigurt, sa vota kanë mbledhur Kodheli, Majko e Xhafaj

U lanë jashtë listës së sigurt, sa vota kanë mbledhur Kodheli, Majko e Xhafaj

Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Basha duhet të ikë, por në PD nuk ka më të mirë se Lulzimi







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit

by mirseda
13:18 | 25/03/2026
0

Lirohen protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës. Mësohet se gjykata ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për...

Vëllai i madh trazon shtëpinë: Duke filluar nga sot deri të shtunën…

Vëllai i madh trazon shtëpinë: Duke filluar nga sot deri të shtunën…

13:14 | 25/03/2026
Malaj prezanton progresin ekonomik të Shqipërisë në Bruksel

Malaj prezanton progresin ekonomik të Shqipërisë në Bruksel

13:10 | 25/03/2026
Tensione për KQZ-në, Osmani sqaron kërkesën drejtuar Kushtetueses

Tensione për KQZ-në, Osmani sqaron kërkesën drejtuar Kushtetueses

12:58 | 25/03/2026
Lapaj përmbys karrigen, i jep fund protestës para Kryeministrisë pas 108 ditësh

Lapaj përmbys karrigen, i jep fund protestës para Kryeministrisë pas 108 ditësh

12:56 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com