U lanë jashtë listës së sigurt, sa vota kanë mbledhur Kodheli, Majko e Xhafaj

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për partitë politike, tashmë në të gjithë vendin ka nisur numërimi për kandidatët.

Në qarqe të caktuara, numërimi është duke ecur me ritme më të shpejta dhe deri më tani kandidati më i votuar në rang vendi, është numri dy i PS, Taulant Balla me 15.769 vota.

Ndërkohë, edhe pse u lanë jashtë listës së sigurt të PS-së disa kandidatë të kësaj partie, deri më tani kanë marrë një numër të konsideruesjme të votave.

Figura të njohura të PS-së si Pandeli Majko, Mimi kodheli apo Fatmir Xhafaj duket se kanë mundësi që ta thyejnë herësin dhe të futen në Kuvend.

Konkretisht, në Tiranë janë numëruar 220 nga 1243 qendra votimi dhe rezulton se nr. 19 Pandeli Majko ka marrë 792 vota, nr. 21 Mimi Kodheli 658 vota.

Më të votuarit nga socialistët në kryeqytet janë nr. 10 Belinda Balluku me 5575 vota, nr. 9 Elisa Spiropali me 2199 vota dhe nr. 12 Etjen Xhafaj  2154 vota.