Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi refuzon ndihmën perëndimore

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi refuzon ndihmën perëndimore

Udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya i tha “Zërit të Amerikës” se kriza politike e vendit është “absolutisht një çështje e brendshme”, ndërsa dukej të refuzonte çdo ide për ndërhyrje apo ndihmë nga Perëndimi. Duke folur të hënën nga Vilniusi në Lituani, zonja Tsikhanouskaya tha se “populli Bjellorus ka përgjegjësi për atë që po ndodh”. “Ne mendojmë se këtë problem duhet ta zgjidhim vetë”, shtoi ajo.

“Nëse ndodh që do të na duhet një ditë ndihma e vendeve të tjera, ndihmë ose ndërmjetësim për bisedime, natyrisht çdo vend që dëshiron të na ndihmojë me këtë çështje është i ftuar,” theksoi udhëheqësja e opozitës bjelloruse.

Në javët e fundit, dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve bjelloruse për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Aleksandër Lukashenko. Ai pretendon se i ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit, ndërsa partitë e opozitës së bashku me SHBA dhe Bashkimin Europian thonë se këto zgjedhje ishin thellësisht të manipuluara.

Zoti Lukashenko i mohon akuzat për manipulim, ndërsa ka përdorur policinë dhe forcat speciale për të shtypur protestat. Qindra protestues janë arrestuar dhe ka prova se ndaj tyre është përdorur dhunë dhe disa janë torturuar. Të paktën katër persona janë raportuar se kanë humbur jetën gjatë protestave.

Udhëheqësja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya u largua në Lituani pas zgjedhjeve nga frika për sigurinë e saj dhe të familjes.“Kam pasur arsye të mëdha për ta bërë këtë hap. Nuk mund të flas për këtë tani. Ndoshta në të ardhmen do të tregoj për historinë time, por tani nuk mund ta flasë për të”, thotë ajo.

Tsikhanouskaya mori pjesë në zgjedhjet presidenciale pasi burri i saj, Sergei Tsikhanousky, një bloger i famshëm në YouTube, u arrestua në muajin maj dhe u ndalua të merrte pjesë në zgjedhje. Disa disa figura të tjera të opozitës u arrestuan gjithashtu…

Zonja Tsikhanouskaya vlerësoi qindra gra që kanë marrë pjesë në protesta ditët e fundit, të veshura me të bardha dhe të kuqe, ngjyrat që identifikojnë opozitën.”Jam shumë krenare që gratë po luajnë një rol të madh në këto demonstrata, në këtë të ashtuquajtur revolucion,” i tha zonja Tsikhanouskaya Zërit të Amerikës.

“Gratë tona treguan se ato luajnë një rol të madh në jetën e të gjithëve dhe mbase ne i frymëzuam ato për këtë lëvizje sepse duhej të qëndronim në vend të burrave tanë”, tha ajo.

Ish mësuesja e anglishtes, përsëriti qëndrimin e saj se Bjellorusia duhet të mbajë zgjedhje të reja, të mbikëqyrura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

“E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë politike janë negociatat,” tha ajo.

Zëri i Amerikës pyeti zonjën Tsikhanouskaya nëse zoti Lukashenko duhet të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet e reja.

“Zoti Lukashenko është një qytetar i vendit tonë dhe fizikisht normal që mundet. Por nëse ai ka të drejtë morale për të marrë pjesë, kjo është një pyetje e madhe, ”tha ajo.

Alexandër Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet për 26 vjet, nuk ka dhënë ndonjë shenjë se është i gatshëm për kompromis me opozitën, pavarësisht protestave të vazhdueshme dhe grevave masive që kanë paralizuar pjesë të vendit në tre javët e fundit.

Qeveria e tij ka anuluar kohët e fundit vizat e shumë gazetarëve të huaj. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar tha se Kremlini ka krijuar një “forcë policore rezervë” për të mbështetur udhëheqësin bjellorus Aleksandër Lukashenko, por shtoi se ajo do të dislokohej vetëm nëse trazirat në vend dalin jashtë kontrollit.

Të hënën, Lituania, Letonia dhe Estonia vendosën masa për ndalim të udhëtimit ndaj zotit Lukashenko dhe gati 30 zyrtarëve të tjerë Bjellorusë. Vendet Baltike kanë vënë në shënjestër ata zyrtarë, të cilët i akuzojnë se kanë pasur rol në manipulimin e votave dhe dhunën ndaj protestuesve bjellorusë. Zoti Lukashenko u kundërpërgjigj duke kërcënuar të ndërpresë rrugët tregtare që Evropa përdor përmes Bjellorusisë.

Shumë vëzhgues e kanë krahasuar krizën në Bjellorusi me revolucionin në Ukrainë në 2014, kur Rusia pushtoi vendin pas përmbysjes së Presidentit Viktor Janukoviç. Vëzhguesit gjithashtu thonë se e ardhmja e lëvizjes opozitare bjelloruse dhe roli i zonjës Tsikhanouskaya, mbetet shumë i pasigurt./VOA

Tags: bjellorusindihmënopozitësperendimorerefuzonudhëheqësja

TË LIDHURA

Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan
Bota

Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan

09:16 | 06/08/2025
Trump anulon financimin e vaksinës mRNA ,flet Kennedy
Bota

Trump anulon financimin e vaksinës mRNA ,flet Kennedy

09:13 | 06/08/2025
Trump njofton se do të zëvendësojë Guvernatoren e Rezervës Federale deri në fund të javës
Bota

Trump njofton se do të zëvendësojë Guvernatoren e Rezervës Federale deri në fund të javës

09:10 | 06/08/2025
Next Post
Publikohet logo e partisë më të re në vend, ku do të kandidojë Halit Valteri, Murrizi dhe deputetë të tjerë

Publikohet logo e partisë më të re në vend, ku do të kandidojë Halit Valteri, Murrizi dhe deputetë të tjerë

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Buzhala: Nuk pres të arrihet një marrëveshje historike

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Buzhala: Nuk pres të arrihet një marrëveshje historike

Zbulohet takimi/ Çfarë këshille i ka dhënë Guardiola yllit argjentinas

Zbulohet takimi/ Çfarë këshille i ka dhënë Guardiola yllit argjentinas

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit
Aktualitet

BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

by mirseda
10:43 | 06/08/2025
0

Oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit...

Sorensen në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Sorensen në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

10:40 | 06/08/2025
Thomas Muller kthehet në stërvitje me Bayernin

Thomas Muller kthehet në stërvitje me Bayernin

09:38 | 06/08/2025
U nis me jahtin e tij drejt Mykonos, mister zhdukja e biznesmenit turk në Greqi

U nis me jahtin e tij drejt Mykonos, mister zhdukja e biznesmenit turk në Greqi

09:35 | 06/08/2025
Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan

Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan

09:16 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com