Ndërron jetë në spital 50-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, përballë godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Viktima është Bernard Uka, ndërsa arma më të cilën qëlloi veten, i përket gruas së tij, efektive policie.
Dyshohet se ngjarja është aksidentale.
“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.