Vendimi i Rudina Hajdarit për të qëndruar në Kuvend e për të mos djegur mandatin, ka shkaktuar reagime të shumta nga ana e të djathtëve.
Hajdari është kritikuar publikisht herë pas here, ndërsa së fundmi kryeministri Berisha ka deklaruar në një emision se «PD është një parti me një statut neni i të cilës nxjerr jashtë partive ata që nuk zbatojnë vendimet».
Lidhur me këto deklarata, ka reaguar zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në një reagim të ashpër.
«Vetë e vranë me ç’ka gatuan në Tropojë. Tani po i vrasin të bijën», shkruan Koçi në Facebook.
Ditën e djeshme Hajdari u zgjodh kryetare e grupit parlamentar të PD-së.