Para pak ditësh kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny, u helmua. Deri më tani janë ngritur disa hipoteza rreth helmimit të tij, ndërkohë që fokusi është përqëndruar të kreu i Rusisë, Vladimir Putin.
Qeveria gjermane ka deklaruar së fundmi se politikani opozitar rus, Alexei Navalny, është helmuar me një agjent nervor Novichok.
Testet e toksikologjisë kanë dhënë provë të qartë të një agjenti nervor kimik nga grupi Novichok. Ai u dërgua në Berlin për mjekim.