Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

U sponsorizuan për të parë Real-Barca, nuk ‘preken’ tre gjyqtarët e Apelit Durrës

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
U sponsorizuan për të parë Real-Barca, nuk ‘preken’ tre gjyqtarët e Apelit Durrës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar pezullim nga detyra për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Durrësit.

Megjithatë, Apeli i Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin nga detyra të Kliton Spahiu, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Këta të fundit akuzohen se kanë pasur në dorë çështjen e një biznesmeni, i cili u sponsorizoi rrugën jashtë dhe biletat për ndeshjen Real Madrid-Barcelona.

Akuza

Tre gjyqtarët e gjykatës së Apelit Durrës u vunë në hetim pasi dyshohet se një biznesmen durrsak, që ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre, u ka paguar atyre shpenzimet për dy udhëtime jashtë vendit.

Në kohën e nisjes së hetimit, BIRN bëri me dije se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid–Barcelona.

Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës. Më herët, tre gjyqtarët kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali.

Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish-ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më 18 shkurt 2015, Ushina ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, ku akuzonte treshen e gjyqtarëve se kishin marrë vendim në favor të Sadikut, pasi kishin përfituar prej tij dy udhëtime jashtë vendit.

Zyra e shtypit e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmoi procedimin penal në adresë të gjyqtarëve, ndërsa pohoi se çështja është ende në hetim.

Tags: Apelit Durresbiznesmenigjyqtaretndeshjau sponsorizuan

TË LIDHURA

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë
Aktualitet

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

13:53 | 11/02/2026
Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore
Aktualitet

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

13:46 | 11/02/2026
Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”
Politikë

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

13:35 | 11/02/2026
Next Post
Apeli i fortë nga zyrtari: Beogradi po plaçkit pronat e Kosovës

Apeli i fortë nga zyrtari: Beogradi po plaçkit pronat e Kosovës

Plagosën taksistin, zbulohet shkaku: Autorët u trembën nga policia

Plagosën taksistin, zbulohet shkaku: Autorët u trembën nga policia

Ligji/Arta Marku, një “flluskë sapuni”; nuk është Kryeprokurore e Përkohshme

Ligji/Arta Marku, një “flluskë sapuni”; nuk është Kryeprokurore e Përkohshme







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë
Aktualitet

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

by mirseda
13:53 | 11/02/2026
0

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Bulqizës, pasi ishte shpallur në kërkim për disa...

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

13:46 | 11/02/2026
Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

13:35 | 11/02/2026
Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

13:17 | 11/02/2026
Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

13:10 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com