Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ligji/Arta Marku, një “flluskë sapuni”; nuk është Kryeprokurore e Përkohshme

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha


Arta Marku nuk është Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Kështu ka deklaruar deputeti i LSI-së, Luan Rama teksa i referohet ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, në nenin 109, pika 2.

Deputeti shkruan në një postim në Facebook se Marku, siç ligji e parashikon, është thjesht një prokurore zëvendësuese të cilës i kalojnë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.

Luan Rama i kujton kryeministrit dhe të gjithë atyre ‘që flasin pa e njohur ligjin”, teksa i sqaron se tashmë Marku është një prokurore zëvendësuese dhe jo një Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, term i cili as nuk ekziston në Kushtetutë.

REAGIMI I LUAN RAMËS:

Një sqarim për Kryeministrin dhe të gjithë ata që flasin pa e njohur ligjin:

Zonja Arta Marku nuk është zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme!

Në Kuvend, por edhe në media, nëpër emisione televizive a debate në to, në rrjete sociale e gjithkund; të gjithë, madje edhe juristë, ndë ta më të zellshmit në injorancën e tyre prej shoqërisë civile, flasin për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithëshme të Përkohëshme! Injorancë e trukuar prej një servilizmi bajat e të pështirë të ca pseudointelektualëve që mezi presin të shfaqen në krah të qeverisë, ani pse injorantë deri në neveri!

Zonja Arta Marku nuk ështē zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme! Sepse as në Kushtetutë e as në ligj nuk ekziston një emërtesë e tillë! Nuk ekziston funksioni Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm!

Ja çfarë thotë ligji 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, në nenin 109, pika 2 që është një dispozitë kalimtare:

“Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji”.

Pra është vetëm një prokuror zëvendësues dhe JO PROKUROR I PERGJITHSHEM I PERKOHSHEM!

Ndryshimi nuk është formal, por thelbësor! Sepse Kuvendi nuk ka tagër kushtetues të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm, kompetencë që vetë Kuvendi me ligj ia ka dhënë Këshillit të Lartë të Prokurorisë!

Sot Shqipëria nuk ka Prokuror të Përgjithshëm, por ka vetëm nje prokurore zëvendësuese që në kundërshtim me Kushtetutën është caktuar të kryeje funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm!

Tags: Arta Markuflluske sapunikryeprokuroreligji

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

Gjesti heroik i mjekut gjerman, shpëtoi gruan e “braktisur” nga spitalet në Shqipëri

LSI akuza Lu-së, ambasadori amerikan i shkon në zyrë Kryemadhit

Zhbllokimi i KLP, Avokati i Popullit i dërgon Kuvendit katër kandidatë







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com