Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U shkarkua nga detyra, reagon pedagogia Majlinda Keta

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U shkarkua nga detyra, reagon pedagogia Majlinda Keta

Pedagogia Majlinda Keta ka reaguar pas vendimit të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, për shkarkimin e saj nga detyra.

Profesoresha e departamentit të Filozofisë tha se ky akt i rektorit Mynyr Koni është një akt i pavlefshëm dhe sipas saj nuk sjell asnjë pasojë juridike.

Majlinda Keta sqaron se zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetencë ekskluzive e Rektorit, por e Senatit Akademik. Ky i fundit më pas nëpërmjet kërkesës së Drejtuesit të njësisë bazë, ngre një komision Ad hoc.

Reagimi i plotë:

U njoha me Vendimin nr.56 datë 06.05.2020 të Rektorit te UT me të cilin ka vendosur zgjidhjen e menjëhershme të justifikuar të kontratës së punës me UT.

Në këtë vendim mbasi ka parashtruar si shkelje të rënda të ligjit nga ana ime në detyren e Kryetares të KIZ, gjatë ushtrimit të fuksionit që ligji dhe statuti i ngarkon si organ ekzluziv për zhvillimin e zgjedhjeve në UT, duke iu referuar Kodit të Punës , Statutit të ri të UT, si edhe rregullores së vjetër të saj, ka vendosur si më sipër.

Ky akt i Zotit Koni është nje akt absolutisht i pavleshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike:

1.Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion .

2.Sipas ligjit për Arsimin e Lartë neni 68, pika 2 zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetencë ekskluzive e Rektorit, por është kopetencë e Senatit Akademik i cili nëpërmjet kërkesës së Drejtuesit të njësisë bazë, ngre një komision Ad hoc, dhe vetëm atëherë kur ky komision propozon shkarkimin e personelit, Rektori zgjidh marrëdhënien e punës me UT.
Senati Akademik me Statutin miratuar me Urdhrin e Ministri të MASR. nr.816, datë 26.12.2018 në nenin 76 të tij ka bërë rregullime në zbatim të ligjit duke përcaktuar në mënyrë të hollësishme këtë procedure të miratuar nga neni 68 i ligjit.

Me këtë akt të paprecedent të një Rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për Zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij dhe ky veprim i tij, përveçse është i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe ne personalisht, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, si dhe ka kryer vepër penale që prekin zgjedhjet e lira në një sistem demokratik, duke kanosur me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës si anëtar i Komisionit të autorizuar nga ligji per zgjedhjet në UT, parashikuar nga neni 325 të Kodit Penal.

Tags: majlinda ketaMynyr Konipedagogiashkarkimi

TË LIDHURA

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi
Politikë

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

19:37 | 28/01/2026
Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen
Aktualitet

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

19:19 | 28/01/2026
OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal
Politikë

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

17:38 | 28/01/2026
Next Post
Shpërblimet gjatë periudhës së COVID-19, miratohet një tjetër kategori përfituesish

Shpërblimet gjatë periudhës së COVID-19, miratohet një tjetër kategori përfituesish

Pas shtatë javësh pozitiv me koronavirus, Dybala merr përgjigjen e testit të radhës

Pas shtatë javësh pozitiv me koronavirus, Dybala merr përgjigjen e testit të radhës

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i viktimave

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i viktimave







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kryeministri i Sllovakisë: “Takimi me Trump më tronditi”, denoncon gënjeshtrat mediatike
Bota

Kryeministri i Sllovakisë: “Takimi me Trump më tronditi”, denoncon gënjeshtrat mediatike

by mirseda
19:50 | 28/01/2026
0

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka reaguar këtë të mërkurë përmes një postimi në “X” lidhur me...

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

19:37 | 28/01/2026
Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

19:19 | 28/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

18:32 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com