Nga spitali ku ndodhet i plagosur, prokurori Arjan Ndoja ka thënë para efektivëve të policisë se pak para se ti bënin pritë, ka qenë duke drekuar.
“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi e një tjetër, dhe janë ulur në restorant. Më pas u nisëm drejt Tiranës”, ka deklaruar ai për grupin hetimor të çështjes.
Nga informacionet jo zyrtare, dyshohet se atentati është i porositur nga persona të tjerë, dhe autorët janë vrasës me pagesë.
Shënjestra e atentatit mendohet të jetë prokurori Ndoja, i cili nuk ka qenë vetëm në momentin e shkëmbimit të zjarrit te mbikalimi i Shkozetit.