Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga Fieri denoncon në emisionin “Stop” se në këtë spital nuk ka ilaçe.

Idajete Kajolli tregon se bashkëshorti i saj ka tumor në bark dhe me rekomandim të mjekut të familjes dhe specialistit në Fier, duhet të bënte rezonancë me kontrast. Që prej datës 31 Gusht deri sot, në këtë spital mungon ilaçi dhe i është thënë që ta gjej vetë në treg.

“Jam Idajete Kajolli nga fshati Dërmenas në Fier. Kam burrin me tumor në bark dhe i duhej një rezonancë patjetër për të parë sëmundjen. Më ka dhënë rekomandim mjeku i familjes për të bërë këtë rezonancë. Më tha që të vija në Spitalin Memorial në Fier. Erdha në 31 Gusht më thanë ka urgjenca dhe më thanë që të vija në ditë më vonë. Erdha ditën tjetër dhe më thanë që nuk ka ilaç. Kam kontaktuar disa herë dhe më kanë thënë që nuk ka ilaçe. Nga spitali më është dhënë dhe emri i ilaçit dhe më kërkuan që ta blija vetë”, shprehet denoncuesja.

Zonja Kajolli me anë të një kamerë të fshehtë në bashkëpunim me “Stop” shtoi sërish në spital dhe sërish iu tha që ilaç nuk kishte.

Denoncuesja: Po mirë, ku të vete unë?

Punonjësja: Po ti merr kontrastin dhe ta bëjmë ne!

Denoncuesja: Po ku t’i gjej?! Ai 100 mijë Lekë merr të gjitha.

Punonjësja: Ne ju kemi mbajtur emër, mbiemër, numër telefoni dhe sapo të vijë kontrasti, ju marrim në telefon.

Denoncuesja: Po ai ka kriza, ku ta çoj?

Punonjësja: Nuk ka kontrast. Po nuk jemi vetëm ne. Në rregull?

Më pas drejtuesit e spitalit të Fierit, i dhanë një tjetër zgjidhje, duke i vënë në dispozicion një autoambulancë, për të çuar pacientin për rezonancë në Vlorë. Idajete Kajolli tregon për “Stop” se bashkëshorti i saj është dërguar në Vlorë dhe e ka kryer rezonancën në spitalin e këtij qyteti, por kjo gjë ka ndodhur pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”.

“Të hënën që erdhët ju, mua më thirrën të martën në orën 1:30 të drekës. Dhe shkova të nesërmen, në orën 8 më kanë futur brenda direkt. Po e bëri atë ditë. Faleminderit shumë prej juve! Kjo ishte ndihma, që më dhatë juve, se unë s’do kisha gjetur zgjidhje tjetër. Ju uroj suksese dhe juve në punët e tjera, që vijnë përpara”, tregon bashkëshortja e pacientit./tvklan.al

Tags: Idajete KajolliSpitali Rajonal Memorial i Fierit

TË LIDHURA

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh
Aktualitet

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Next Post
“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

"35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin", policia rrethon banesën e kryeministrit

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

"Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës", Topalli mbështet Berishën

Berisha: Basha-Rama, pazare prapa shpine! Në selinë e PD futem kur të dua

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

by mirseda
12:04 | 09/02/2026
0

Këtë të hënë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet seanca e dosjes “Partizani”. Mësohet...

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com