Arta Nitaj, u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në disa seriale që transmetoheshin në Kosovë, si dhe në moderimin e emisionit “Dueli sportive”.
Mirpo, ajo ka vendosur që t’i lë angazhime në këto dy fusha dhe t’i përkushtohet tërësisht politikës. Së fundmi, Nitaj i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, e udhëhequr nga Kadri Vaseli. Ky lajm u bë fillimisht publik nga vetë moderatorja, përmes një postimi në “Instastory”.
“Nga sot fillova rrugëtimin tim të ri në fushën e politikës, në Dekaden e Re të Partisë Demokratike të Kosovës, ku frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”, shkruan Nitaj në llogarinë e saj.
Arta ka qenë më parë në një lidhje me Endrit Thaçin, djalin e presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarin e PDK-së.