Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U nxorën jashtë nga roja i sigurisë, 20 plumba drejt biznesmenit në Sarandë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U nxorën jashtë nga roja i sigurisë, 20 plumba drejt biznesmenit në Sarandë

Redjan Hadëri, 33-vjeç, banues në Tepelenë, është vënë në pranga pasi akuzohet për plagosjen e pronarit të “Orange Club” në Sarandë, Spiro Iljadhi.

U qëllua me 20 plumba

Spiro Iljadhi, 35-vjeç, i njohur edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt njihej me emrin “Ero”, ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri. Plumbat kapën edhe një kalimtar të rastit, i identifikuar si Mario Jani, 33-vjeç, shqiptaro-amerikan.

Pronari i lokalit të njohur në Sarandë, “Orange Club” është qëlluar me 20 plumba në orët e para të mëngjesit të së dielës. Policia arriti të identifikojë autorët e ngjarjes, dy  prej të cilëve vëllezër. Ata janë shtetasit Andrea Caushi, 35-vjeç, vëllai i tij, Visi Caushi, 33 vjeç, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi Redjan Hadëri.

Tre autorët e dyshuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi, ndërsa në vendin e gabuar ka qenë edhe Mario Jani, për të cilin policia thotë se banon në Tiranë, ndërsa kishte shkuar në Sarandë për të kaluar disa ditë pushimi.

“Këta shtetas, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të një lokali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në  Sarandë dhe një kalimtar të rastit, shtetasin M. J., 33-vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia lokale.

Biznesmeni i plagosur, nuk njihet si person problematik

Biznesmeni i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të djeshëm nuk njihet si person problematik në zonë, ndërsa nuk ka precedentë të mëparshëm penalë. Lokali ndodhet në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar. Pasi qëlluan me armë automatike në drejtim të 35- vjeçarit, dy vëllezërit dhe shoku i tyre u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke arritur t’u shpëtojnë prangave të policisë. Forcat e rendit ngritën pika kontrolli në zonë.

Motivet e ngjarjes

Tashmë janë zbardhur motivet e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Sarandë, ku u qëllua me 20 plumba në drejtim të pronarit të “Orange”, Spiro Iljadhi 35-vjeç, afër lokalit të tij, ku rastësisht u plagos edhe pushuesi Mario Jani, 33-vjeç.

Gjithçka ka nisur kur 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri janë nxjerrë jashtë lokalit “Orange” nga roja i sigurisë së lokalit.

Ata janë kthyer me armë, duke shtënë drejt lokalit dhe automjetit “Range Rover” të pronarit Spiro Iljadhit. Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë dhe ende nuk dihet me saktësi nëse e kanë zënë plumbat teksa po shkrepeshin drejt lokalit apo nëse autorët kanë qëlluar me qëllim në drejtim të 35-vjeçarit.

Tags: orange clubRedjan HadëriSarandeSpiro Iljadhi

TË LIDHURA

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas
Politikë

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Next Post
“Blindohet” Saranda/Atentati ndaj biznesmenit, ndalohet një nga autorët

"Blindohet" Saranda/Atentati ndaj biznesmenit, ndalohet një nga autorët

Euro 2020/ Sot mbyllet grupi C, Holanda fut talentet e rinj, Sheva do fitore

Euro 2020/ Sot mbyllet grupi C, Holanda fut talentet e rinj, Sheva do fitore

Zgjedhjet/ Basha mbledh në seli sekretarët dhe kryetarët e degëve të PD-së

Cilët rrezikohen në PD pas analizës?







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com