E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Cilët rrezikohen në PD pas analizës?

Formati i analizës së Partisë Demokratike, i përcaktuar nga Kryesia në mbledhjen e së premtes së 18 qershorit, pritet të shënjojë jo vetëm hartën e problematikave të zgjedhjeve por edhe të vendosë lidhur me ndryshimet në forumet drejtuese. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur për “Tirana Today” se, në analizë nuk do të jetë vetëm roli i figurave drejtuese të PD-së , por edhe pesha reale e aleatëve në këtë fushatë, të cilët pas 25 Prillit janë me 7 mandate.

Sipas vendimit të Kryesisë, brenda 10 korrikut, selia blu duhet ta ketë përmbyllur raportin analitik dhe për këtë arsye të gjitha degëve të Partisë Demokratike u është kërkuar që të plotësojnë një formular me të dhënat e përcaktuara. Në formular kërkohet të përcaktohet pesha politike e personave që mendohet se kanë influencuar në devijimin e vullnetit të zgjedhësve në favor të Ramës. Në këtë plotësim të dhënash, përfshihet edhe pesha e votave që kanë devijuar forcat politike të drejtuara nga Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Myslim Murrizi e Rudina Hajdari, të cilët u rreshtuan ashpër kundër Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar për “Tirana Today” se, prej kohësh në zyrën e kreut të PD-së kanë përfunduar të dhënat për mënyrën se si kanë performuar në fushatë të gjithë drejtuesit politikë dhe krerët e PD-së ne rrethe. Këto të dhëna dhe analiza pritet të jenë vendimtare për ndryshimet që do të ndodhin në një pjesë të madhe të sekretariatit të PD-së, përfshi edhe nënkryetarët dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar.

Të dhënat që do të mblidhen nga analizat pritet të kalojnë në kryesi përpara se të debatohen publikisht më 17 korrik, kur do të zhvillohet Kuvendit Kombëtar i Partisë Demokratike. Formatimi i drejtuesve pritet të jetë në funksion të betejës politike që ka paralajmëruar Basha për në Kuvend dhe jashtë tij./ Tirana Today

Lexo edhe :   PD nuk e meriton barin e PPSH për shkak të Sali Berishës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...