Shefja e shërbimit të provës në Laç, Lindita Lelçaj, është ndaluar pasditen e sotme nga policia, pasi akuzohet për korrupsion.
Mësohet se operacioni për ndalimin e shefes së shërbimit të provës në Laç, është bërë i mundur nëpërmjet personave të infiltruar, me metoda proaktive.
Fill pas këtij ndalimi, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka firmosur urdhrin e pezullimit të saj nga puna.
“Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna.Urdhri i Ministres së Drejtësisë mban datën 15.12.2020.”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.