Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U ndalua në Zvicër, biznesmeni i njohur pritet të sillet në Shqipëri

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
U ndalua në Zvicër, biznesmeni i njohur pritet të sillet në Shqipëri

Biznesmeni shqiptar Ardian Xhillari, i cili është ndalur pak dit në parë në Zvicër, prite që të sillet në Shqipëri. Një lajm të tillë e bën të ditur media italiane e cila shkruan se: 
“Autoritetet shqiptare ka gjasa të nisin procedurat për ekstradimin e sipërmarrësit Adrian Xhillari, ish-administrator i TEA Oil, i arrestuar disa ditë më parë në Zvicër. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili tha se ata sapo kanë filluar përgatitjen e dosjes, e cila do të dërgohet tek autoritetet zvicerane brenda 40 ditëve”.

Biznesmeni i cili kishte një urdhër ndërkombëtar ndalimi, është arrestuar i në Zvicër. Xhillari është dënuar me vendim të formës së prerë për evazion fiskal, kontrabandë, falsifikim dokumentesh e abuzim me detyrën.

Po ashtu, biznesmeni Xhillari akuzohet për fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Ardian Xhillari dyshohet se është organizatori i skemës, ku është shitur një sasi nafte virxhin prej 4.4 milionë litra pa paguar taksat.

Skandali me naftën virxhin
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.
Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.

Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës. Biznesmeni dhe njëherazi administratori i “Tea Construction Petrol” ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2015.

Si u zbulua skandali
Kompania angleze “Croën Agents” ka qenë ajo që ka zbuluar skandalin e kontrabandës së 4.4 milion litrave naftë virgin,pasi ka shkuar në rezervuarët e kompanisë “Tea Construction & Petrol” në Ballsh. Nga kontrolli i ushtruar nga agjentët e “Croën Agents” ka rezultuar se, depozita G-43, ishte bosh dhe nuk kishte gjendje stoku të artikullit “virxhin naftë”. Referuar sasisë së produktit, vlera e akcizës së papaguar është 242.755.600 lekë, i cili konsiderohet si dëm në interes të shtetit. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje ish-zv/drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, aktualisht drejtoreshë e doganës së Fierit, Lula Njebza ka pohuar se nuk e njihte fare biznesmenin Adrian Xhillari. Mirëpo, nga këqyrja e tabulateve telefonike,ka zeultuar se gjatë periudhës 13-21 gusht 2014, Njebza ka kryer rreth 32 telefonata me Xhillarin.

Hetimi i prokurorisë
Nga hetimi rezulton se shoqëria “Tea Construction & Petrol” është themeluar në datën 25.12.2006 dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj “tregtimin me shumicë dhe pakicë të naftës, vajrave, mineraleve të papërpunuar dhe të hidrokarbureve, etj”. Më datën 18.03.2012, administrator i kësaj shoqërie është emëruar shtetasi Adrian Xhillari, i cili vazhdon ta ushtroj këtë detyrë. Shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha,është miratuar si depozitues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD).

Gjithashtu, kjo shoqëri është pajisur me autorizim si magazinë fiskale për depozitën G-43, në Ballsh. Me kontratën e qirasë datë 26.02.2010 dhe shtesën e saj të datës 12.03.2010,shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha, ka marrë me qira nga shoqëria “P…” sha, gjithsej nëntë depozita karburanti me kapacitete të ndryshme, të cilat ndodhen në kodër Mënëz,Tiranë dhe në adresën Shkëmbi i Kavajës, Golem, Durrës.Më datën 26.05.2010, shoqëria “Tea Construction & Petrol” sha,ka blerë nga shoqëria “KPTHN”, Ballsh, sasinë prej 5.653.020 kg, të artikullit “Virxhin naftë”, për vlerën 500.021.072 lekë,sasi kjo e depozituar në depozitën G-43, në KPTHN, Ballsh dhe në katër depozita që ndodhen në Kodër Mëzëz, Tiranë.

Drejtoria Rajonale e Tatim Paguesve të Mëdhenj, referuar programit të kontrollit datë 7 nëntor 2013, ka planifikuar kontroll tatimor në subjektin “Tea Construction & Petrol” sha, për përcaktimin ndër të tjera dhe të sasisë dhe cilësisë së lëndës djegëse virgin naftë,të ndodhur në depozitat e shoqërisë, me vendndodhje në Kodër Mëzës,Tiranë.

Referuar inventarit kontabël të organeve tatimore,lënda djegëse virxhin, në depozitat e shoqërisë, duhet të ishte në sasinë prej 3.672.292 kg. Duke qenë se sasia e lëndës djegëse ka qenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore shqiptare, inspektorët tatimorë nuk mund të procedonin me kryerjen e inventarit fizik.Për këtë arsye, Drejtoria e Kontrollit pranë DPT Tiranë,i kanë kërkuar DPD Tiranë,ngritjen e një grupi të përbashkët pune, për verifikimin e sasisë dhe llojit të lëndës djegëse që ndodhej e depozituar në depozitat e shoqërisë.

Tags: biznesmeninjohurpritetshqiperiU ndaluaZvicer

TË LIDHURA

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret
Aktualitet

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

19:41 | 13/08/2025
Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras
Aktualitet

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

19:33 | 13/08/2025
Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia
Aktualitet

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

19:18 | 13/08/2025
Next Post
Nuk kanë të mbaruar problemet për Venturën, humb sulmuesin kryesorë

Nuk kanë të mbaruar problemet për Venturën, humb sulmuesin kryesorë

Holanda nuk heq dorë/ Kriminelët shqiptarë rrezikojnë sigurinë, të rikthehen vizat

Holanda nuk heq dorë/ Kriminelët shqiptarë rrezikojnë sigurinë, të rikthehen vizat

Tragjike/ Kampioni shqiptar i mundjes në gjendje koma

Tragjike/ Kampioni shqiptar i mundjes në gjendje koma

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret
Aktualitet

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

by mirseda
19:41 | 13/08/2025
0

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ai i Brendshëm, Ervin Hoxha në një komunikim për mediat nga...

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

19:33 | 13/08/2025
Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

19:18 | 13/08/2025
Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

19:15 | 13/08/2025
Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

18:22 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com