Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“U mbajta te parajsa”, romani që na drejton në rrugëtimin shpirtëror

3 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, TT, W-Instant
“U mbajta te parajsa”, romani që na drejton në rrugëtimin shpirtëror

Romani “U mbajta te parajsa” i është kushtuar një historie të vërtetë të doktoreshë Lindita Beqiri. Një histori e dhimbshme por e bukur e nxjerrë nga jeta, të cilës Loreta i ka dhënë vlerën artistike që mund të marrë një roman biografik.

Një histori që është kthyer në art nga shkrimtarja Loreta Vaso. Një histori që do ta lexojnë shumë njerëz që flasin shqip, duke nxjerrë mësime të vyera për jetën.

Shkrimtarja me një gjuhë të përzgjedhur, e cilësoi këtë pritje një takim të ngrohtë miqësor me të afërm, miq e shok. Doktoresha kërkonte që jeta e saj të pasqyrohej ashtu siç ishte, pa asnjë element që mund ti jepte ngjyrime të tjera.

E mjeshtërisht me penën e saj, shkrimtarja gjatë një periudhe një vjeçare arriti ta sillte pamjen reale, duke e formuar pikturën me të gjithë elementët, me të gjitha ngjyrat e jetës. Loreta e çoi misionin e saj në fund, e ndërsa doktoreshë Linditës iu realizua një dëshirë të cilën e përmbushi atë shpirtërisht, duke surprizuar kësisoj edhe shumë të afërm e miq për këtë libër, që për të është më shumë se aq.

Nuk janë thjeshtë disa fletë e shkronjat që e qëndisin aq bukur, por janë këto shkronja të cilat lidhin bashkë gëzimet e vuajtjet, premtimet, dëshirat e çdo gjë ne na gëlon e na jep shkëndijat e emocioneve. Kur shkrimtarja mori fjalën ishte plot me emocion, e kjo reflektohej në sytë e saj. Libri u prezantua për herë të parë për lexuesit në mjediset e “Fundjavë Ndryshe”, ku ishin prezentë familjarë e miq, të cilët dhanë duartrokitje të ndjera.

“Unë dhe Lindita jemi në fund të një bashkëudhëtimi, sepse përgjatë një viti ishim bashkë dhe ndamë me njëra-tjetrën shumë mendime, shumë mbresa, më shumë ato që na përshkonin ishin emocionet. Kur më tha se do më shkruash librin e jetës, m’u duke e pabesueshme.

Lindita lexonte herë pas here poezitë, dhe kishte besim se mund ta bëja, por ta hidhja historinë në fomën e një romani, nuk ishte e lehtë. Ishte një sipërmarje e jashtëzakonshme, pasi shkëmbenim mendime herë pas here. Herë pas here hidhja diçka, pa u futur në detaje, kur u takuam pas një farë kohe i tregova ato paragrafe. Ne filluam të ndanim shumë orë. Ishte ditë kur takoheshim dhe ishte natë kur ndaheshim.

Kaq shumë emocionalisht u përfshiva, shpesh herë qaja. I përfytyroja sikur isha pranë tyre, nuk e di si më erdhi kjo lloj ndjesie. Kjo lloj ndjesie qe depërtoi nëpërmjet Linditës tek unë, kjo më bëri që të shkruaj librin. Shumë sfida kalojmë në jetë, shpeshherë gjynjëzohemi. Thash si mund të ketë një grua një forcë të tillë, që të përballojë një forcë të tillë. Jo vetëm të ringrihet, por të japë nga shpirti i saj që të tregojë se jeta është e bukur. Por pash forcën e dy femrave, nënë e bijë. Pash Jonën, e ndoqa që të vogël, deri tek fjala se unë do përpiqem sa për dy.

Unë pash në këtë histori, kuptova familjen, se ç’është familja, jo thjeshtë familja me katër veta. Si janë traditat, kur sot përballemi me shumë probleme se si transmetohet tek brezi i ri nga prindërit tek fëmija, dashuria për veten, për njëri-tjetrin. Pash lidhjen e motrave me njëra-tjetrën, motër-vëlla. Këtë emiocion e përcolla nëpërmjet të shkruarit.

Momenti më kulminant ishte kur lexonte, unë isha si para një provimi. Dhe kur lexonte, tableta bëhej e saja. Dhe shikoja mimikën e saj. Kur ajo më shprehej, kemi qarë shpesh të dyja, jemi përlotur shpesh të dyja. Dhe kështu vazhdonte bashkëbisedimi jonë. Kisha një merak, doja ta nxirja në kohë. Në 25 vjet ajo donte të nxrite një libër”, tha shkrimtarja Loreta Vaso.

E ndërsa doktoresha e cila sjell rrugëtimin e saj jetësor, u shpreh se nuk ka qenë aspak e lehtë për ta rikrijuar nga fillimi çdo gjë, por shkrimtarja e ka sjellë me aq mjeshtëri, thua e ka rijetuar vetë ajo.

“Unë kisha shumë vite që ëndëroja ta bëja këtë roman. Më ishin ofruar shkrimtarë të njohur, s’më ishte krijuar ndjenja e besimit. Brenda meje nuk isha e qetë deri sa ta realizoja. Përse doja ta bëja këtë roman? Një pjesë e mirë e shoqërisë dhe nuk e kanë besuar, janë surprizuar si do ta tregosh jetën tënde reale. Çdo gjë që është shkruar është jeta ime.

Jeta ime ka qënë aq sa e lumtur; aq dhe e vështirë. Pse doja ta bëja këtë roman? Dy janë arsyet krysore; vajzën sime Jonidën ti lija një material shpirtëror, babai i fëmijëve të mi, që më kanë dhuruar një jetë të jashtëzakonshme, e meritonin të përjetësosheshin. Jeta më ropati aq shumë, ti jipja mesazhin shumë grave, femrave, nënave, nuk jam e vetmja që kam pësuar hidhërime dhe do një forcë të madhe shpirtërore që ti kapërcesh. Në këto 25 vjet nuk e kam pasur aspak të lehtë”, tha ndër të tjera doktoresha Lindita Beqiri.

Tags: Lindita BeqiriLoreta VasoromanU mbajta te parajsa

TË LIDHURA

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen
Aktualitet

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

19:19 | 28/01/2026
Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

17:28 | 28/01/2026
Mbrojtja paralajmëron reshje dhe shtrëngata, rrezik për disa bashki
Aktualitet

Mbrojtja paralajmëron reshje dhe shtrëngata, rrezik për disa bashki

17:07 | 28/01/2026
Next Post
Njihuni me historinë e mjekut që shëronte njerëzit pa pagesë

Njihuni me historinë e mjekut që shëronte njerëzit pa pagesë

“Reagim aspak etik dhe profesional”, Gledis Nano konfirmon pezullimin e Anisa Kostanit

Qeveria shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë/ VOA: Si u përhap lajmi dy ditë më parë

Çmimi i karburanteve kapi majat/ Konfindustria: Qeveria të ndërhyjë me paketë fiskale

Vendimi i ri i Bordit/ Ulen çmimet e karburanteve







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kryeministri i Sllovakisë: “Takimi me Trump më tronditi”, denoncon gënjeshtrat mediatike
Bota

Kryeministri i Sllovakisë: “Takimi me Trump më tronditi”, denoncon gënjeshtrat mediatike

by mirseda
19:50 | 28/01/2026
0

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka reaguar këtë të mërkurë përmes një postimi në “X” lidhur me...

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

19:37 | 28/01/2026
Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

19:19 | 28/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

18:32 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com