Pak ditë më parë, ish-konkurrenti i ‘Përputhen” Arjoni, tha se nuk është në dijeni të jetë në proces gjyqësor me Anën, gjë që e kundërshton kjo e fundit.
Ana ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Trotuar”, ku tregoi disa detaje të jetës së saj, që nuk i dinim, ndërsa tha se është në gjyq me Arjonin, që dikur kishte një pëlqim për të. Ajo u shpreh shumë e fyer në lidhje me veprimin e Arjonit.
Në lidhje me pyetjen se si do të reagonte nëse do të ndihej e ngacmuar seksualisht, ajo tha se do të dilte me parrulla duke e treguar atë që mund t’i ndodhte.
“Unë jam ndjerë e fyer shumë keq, ashtu si çdo femër. Nëse do të ndodhte që të më ngacmonin seksualisht, do të dilja me parulla se më ndodhi kjo gjë dhe pikë. Po të hedh unë gurin e parë do ta bënin dhe shumë pas meje. Unë jam në një proces gjyqësor dhe s’më lejohet fare të flas për këtë temë”, tha Ana.