Foshnja e cila u dërgua për kurim të djegies në Turqi, do të rikthehet së shpejti në familjen e saj. Altea e cila 1 muaj më parë kishte pak shpresa për jetën ia doli mbanë pas kurimit të specializuar në shtetin turk.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, i cili mundësoi edhe kurimin e saj. Ai ka postuar dy foto të foshnjës që u dogj aksidentalisht në tenxheren e qumështit, por që tashmë mundi të mbijetojë.
“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”, shkruan Rama.