Foto Galeri

U kthyen në milionere në një kohë të shkurtër, ja çfarë bënë dy motrat (FOTO)


               Publikuar në : 20:56 - 24/10/19 M. S

Dy motra kanë krijuar ngjitëset e gjirit, ku falë këtij produkti ‘magjik’, ato po fitojnë shuma të majme. Për vite të tëra, Bianca dhe Bridgett Roccisano, ishin përpjekur që të gjenin sytjena që të funksiononin me fustanet e tyre. Kështu që të detyruara nga rrethanat, ato krijuan një produkrt që ngrinte gjoksin, në mënyrë që ato të vishin fustane me dekolte të hapur.

Shpikja e tyre kushton vetëm 21.95 dollarë. Ato fillimisht u frymëzuan nga Kim Kardashian, e cila më herët kishte vënë në zbatim këtë model. Bianca, 34 vjeç, dhe Bridgett, 28 vjeç, kishin shkuar për të blerë disa ngjitës, por zbuluan se ishte e vështirë të hiqej, duke u dhënë atyre një reaksion alergjik dhe shkatërruar lëkurën e tyre.

“Ne kërkuam në internet për një shirit gjiri, dhe e kuptuam që nuk kishte asgjë në dispozicion, kështu që vendosëm të krijonim një”, ka thënë Bridgett. Atyre u janë dashur një vit kërkime dhe testime të produktit në fjalë me tre ngjyra, që të lëshohej në treg në vitin 2018.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT