Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga COVID-19.
29-vjeçarja Silvana Rudaj ka treguar se u infektua me Covid në javën e 38-të të shtatzanisë por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, i detyroi mjekët ta intubonin atë.
“Unë u sëmura në fund të marsit, ndërsa isha në javën e 38-të të shtatzënisë – thotë Silvana – dhe fillimisht u shtrova në spital ndaj Covid por dhe për anemi dhe hekur të ulët“.
Ajo arriti në dhomën e urgjencës me ethe dhe kollë, por pa sëmundje të tjera shqetësuese, shkruan Corriere.it.
“Unë u shtrova në spital, por isha mirë, derisa situata filloi të shpejtohej me ethe të larta që me detyruan ta sillja vajzën në jetë me operacion cezarian“.
Infermierja shqiptare tregon se vajza e saj erdhi në jetë me 29 mars, por dhimbja që ajo ndjente vetëm shtohej, duke mos e lejuar të shihte të voglën e saj. Tashmë, Silvana dhe Giulia janë bashkë duke gëzuar njëra-tjetrën me shëndet të plotë.