bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetperabetroyalbetdoedajojobetcasinomilyoncasinolevantgrandpashabet girişmatbet güncel girişnesinecasino girişibizabetesbet girişamgbahisbetsalvador girişbetsalvador girişpalacebet girişholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişnesinecasinoibizabet girişesbetamgbahisbetpuan girişbetsalvadorpalacebetamgbahisbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetjojobetpusulabetpusulabetslotrajojobetStarzbetStarzbetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabetrulet siteleritaraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinoesbet girişcasibomAvrupabetvenombetpusulabetsekabetmatbetimajbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwooncasibomjojobetjojobetperabetjojobetjojobetcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

U harruan premtimet e ç’armatimit, bota drejt luftës bërthamore

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Seyed Hossein Mousavian “Lobelog”/ Gjatë një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Neue Osnabrücker Zeitung’, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas, shpalli një nismë të udhëhequr nga Gjermania për ç’armatimin global, duke paralajmëruar se armët teknologjikisht të avancuara, mund ta transformojnë shumë shpejt shkencën në një “realitet vdekjeprurës”.

Ky njoftim, erdhi disa javë pasi presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërhiqen nga Traktati i Forcave të Armatosura Bërthamore (INF), i cili u ratifikua në vitin 1988. Menaxherët shtetërorë në Bashkimin Evropian, e njohin nevojën thelbësore për t’u angazhuar mbi ç’armatimin universal, edhe nëse qeveria aktuale amerikane mbetet e pavëmendshme.

Për afro 5 dekada gjatë Luftës së Ftohtë, një garë armësh bërthamore midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, kërcënoi në mënyrë të vazhdueshme paqen dhe sigurinë e botës. Megjithatë, përparimet në kapacitetet shkatërruese të teknologjive ushtarake, të cilat rritën drastikisht koston e luftrave bërthamore në aspektin ekonomik dhe njerëzor, krijuan një parandalim të dyanshëm midis dy superfuqive udhëheqëse.

Ky realitet politik i shkatërrimit të sigurtë reciprok, do të thoshte që vija e demarkacionit midis fitores dhe vetë-asgjësimit, është jashtëzakonisht e hollë. Prandaj, duke vëzhguar madhësinë e kapacitetit shkatërrues të armëve bërthamore, të dyja superfuqitë u bënë gjithnjë e më të ndërgjegjshme mbi rëndësinë e reduktimit të ndërsjellë të rezervave të tyre bërthamore.

Përpara zbatimit të Traktatit të INF, një tjetër instrument shumë i rëndësishëm ndërkombëtar – Traktati për Mospërhapjen e Traktatit të Armëve Bërthamore (NPT) – shërbeu si guri i themelit i regjimit global të mospërhapjes bërthamore.

NPT, siguroi mekanizmat ligjore dhe teknikë për të lehtësuar ç’armatimin bërthamor, nga ana e shteteve që zotërojnë këtë armë. Më e rëndësishmja, Neni VI i traktatit i detyron ligjërisht 5 shtetet bërthamore, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Francën  dhe Britaninë e Madhe “të përfundojnë ç’armatimin e tyre, nën një kontroll të rreptë dhe efektiv ndërkombëtar”.

Gjatë 5 dekadave të fundit, asnjë prej shteteve me armë bërthamore, nuk është angazhuar në bisedime për të çuar deri në fund ç’armatimin e tyre.

Përkundrazi, ato kanë miratuar agjenda për të përmirësuar dhe modernizuar aftësitë e tyre bërthamore, me kosto jashtëzakonisht të larta. Për shembull, modernizimi i arsenalit bërthamor të SHBA-së, do të kushtojë rreth 1.7 trilionë dollarë gjatë 30 viteve të ardhshme, gjë që është e barazvlefshme me PBB-në Kanadasë!

Prandaj, shkelësit më të mëdhenj të parimeve thelbësore të NPT, janë 5 shtetet e mëdha që zotërojnë armë bërthamore. Por vendet e përmendura nga NPT, nuk janë të vetmet që vazhdojnë të shkelin traktatin.  Ata që kanë dështuar t’i bashkohen qoftë edhe formalisht traktatit, me përjashtim të Koresë së Veriut, i janë shmangur pasojave ndëshkuese.

India, Pakistani dhe Izraeli, zotërojnë armë bërthamore dhe nuk janë nënshkruese të NPT-së. Përpjekjet ndërkombëtare për çarmatimin e tyre, kanë qenë kryesisht të kota. Në korrikun e vitit 2017, mbi 120 vende miratuan traktatin ndërkombëtar që ndalonte zotërimin e armëve bërthamore nga 9 shtete aktualisht bërthamore.

Kjo përpjekje për të ndaluar universalisht zotërimin e armëve bërthamore nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, u hodh poshtë nga vetë shtetet bërthamore. Në vitin 1974, Irani paraqiti zyrtarisht propozimin për krijimin e një zone pa armë bërthamore në Lindjen e Mesme, në një rezolutë të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me Egjiptin si bashkë-sponsorizues.

Që atëherë, pavarësisht rezolutave të shumta të OKB-së për të krijuar një Lindje të Mesme pa armë të shkatërrimit në masë (duke përfshirë edhe raketat bërthamore), Izraeli mbetet shteti i vetëm në rajon që ka armë bërthamore. Marrëveshja bërthamore e Iranit, ishte një hap përpara në drejtim të mospërhapjes bërthamore.

Siç tha dikur presidenti amerikan Barak Obama, “marrëveshja e Iranit, është regjimi më i fuqishëm dhe ndërhyrës, si dhe regjimi më transparent i negociuar ndonjëherë për një program bërthamor”. Rajonalizimi i marrëveshjes së Iranit, mund të kishte qenë një hap i madh drejt një zone të lirë pa armë bërthamore në Lindjen e Mesme.

Në vend të kësaj, tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit, kufizoi mundësitë e krijimit të një Lindje të Mesme pa armë bërthamore. “Doktrina e tërheqjes”, e administratës së Presidentit Trump, e cila ka çuar në tërheqjen nga marrëveshjet efektive të kontrollit të armëve, së bashku me planet e administratës së tij për modernizimin e arsenalit bërthamor të SHBA, është e kundërt me premisën e ç’armatimit rajonal dhe universal.

Në botën e sotme, analistët politikë të kthjellët, pajtohen tashmë se zotërimi i armëve bërthamore – që dikur garantote sigurinë – vështirë se bën ndonjë gjë për të mbrojtur vendet nga kërcënimet dhe pasiguritë. Prandaj, modernizimi i mëtejshëm i armatimeve bërthamore, do të shërbejë vetëm për të minuar paqen dhe stabilitetin e këtij planeti.

Ajo do ta shtyjë ndërkohë botën drejt një konflikti katastrofik të fuqive të mëdha, që të kujton mentalitetin e vjetër të Luftës së Ftohtë. Ndryshimi, është se në kontekstin e Luftës së Ftohtë, politika e polarizuar ndërkombëtare, dhe kërcënimet e vazhdueshme nga asgjësimi bërthamor, i  përqendruan përpjekjet paqësore gjithnjë e më shumë tek ligji dhe gjykimi i ftohtë.

NPT ishte një nga rezultatet e dukshme. Në të kundërt, “doktrina e tërheqjes” e administratës Trump, po e shtyn botën në prag të një gare të re të armëve bërthamore. Asgjë nuk e rrezikon planetin, më shumë se sa armët bërthamore. Vetëm një përpjekje e ripërtërirë për të negociuar marrëveshjet e ç’armatimit dhe mos-përhapjes bërthamore, mund ta zvogëlojë këtë kërcënim urgjent.

Shënim: Seyed Hossein Mousavian është eksper i politikave të sigurisë në Lindjes së Mesme në Universitetin Princeton, dhe ish-zëdhënës i negociatorëve bërthamorë të Iranit.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: berthamorebotaçarmatimitdrejtluftëspremtimetU harruan

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Hetimet/Zbulohet shkaktari i tragjedisë me 5 të vdekur në Leicester

"Arta Marku ndërhyn në dosjet e vartësve", edhe pse reforma u garanton pavarësi

Studentët s’kanë të ndalur. Çfarë nuk u pa dje dhe çfarë do ndodhë sot







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com