Ka dalë ekspertiza paraprake e Andon Mëhillajt, i cili është gjetur i pajetë në burgun e Peqinit.
Në ekspertizën paraprake thuhet se vdekja e tij ka qenë e menjëhershme për shkaqe ende të pasqaruara.
“Vdekje e menjëhershme për shkaqe ende të pasqaruara! Do pritet rezultati përfundimtar i autopsisë pas 29 ditësh”, thuhet në raportin paraprak nga mjekët ligjorë të Elbasanit, shkruan “panorama”.
Mëhillaj dhe disa të afërm të tij dyshoheshin si porositësit e krimeve të pranuara nga Julian Sinanaj.
44-vjeçari i cili njihej si anëtar i bandës së tritolit ishte dënuar në 2017-ën nga Apeli i Krimeve të Rënda.
Familjarët e Mëhillajt, akuzojnë shtetin për humbjen e njeriut të tyre.