E diel, 31 Maj, 2020
15 C
Tirana

U gjet “fajtori” për librin me përmbajtje “seksuale”, pushohet nga puna roja i shkollës

Më të lexuarat

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i qeverisë Hoti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose ditën e hënë. Në një...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

Skandali me videon/ Ardi Veliut i ikën ‘situata nga duart’: Ju kërkoj ndjesë

Pas komentit qesharak ndaj nënës së 15-vjeçarit të dhunuar, ku përdori edhe një video personale për të fshehur gjurmët, një tjetër reagim ka ardhur...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Pak ditë më parë emisioni “STOP” transmetoi rastin e shkollës “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht dhe librit me përmbajtje të fortë seksuale, që kishte depërtuar në shkollë tek nxënësit e klasave të treta. Një ditë më pas, Drejtoria Arsimore pezulloi drejtoreshën e shkollës, por duket se vetë drejtuesit e shkollës e kanë gjetur “kokën e turkut”, rojen e shkollës.

Në redaksinë e emisionit mbërritën informacione, që roja Hysen Hila është pushuar, pasi lejoi hyrjen e gazetarëve të emisionit “STOP”. Vetë Hila tregon për pushimin nga puna, por zv/ drejtoresha thotë se kjo është në dorë të bordit. Në mënyrë të beftë, kryetari i bordit, Mustaf Kovaci, thotë se roja nuk është pushuar, por mund të ketë qenë i sëmurë që nuk është paraqitur disa ditë në punë…

Emisioni “STOP”, më datë 21 Shtator, transmetoi skandalin e shkollës 9 – vjeçare “Kongresi i Manastirit”, e cila ka detyruar nxënësit e klasave të treta të blejnë një libër për “të zgjeruar” njohuritë, ku flitet me terma shumë të rëndë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin.

Drejtoria Arsimore ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e shkollës së Yzberishtit, por në redaksinë e emisionit “STOP” mbërritën informacione nga prindërit e nxënësve se nuk ajo ka qenë e vetmja që është larguar nga puna. Roja i institucionit është “djegur” gjithashtu nga investigimi i emisionit “STOP”, vetëm e vetëm se pse ka lejuar stafin të hyjë në shkollë për të komunikuar me drejtoreshën, në lidhje me tekstet jashtëshkollore që kishin përmbajtje seksuale.

Gazetarja e emisionit “STOP” rikthehet te shkolla 9 – vjeçare “Kongresi i Manastirit” për të pyetur rreth largimit të rojes nga puna.

Gazetarja – Më fal që të lëvizëm nga atje, dua të takoj pak atë rojen, që është diku rreth të 60 – ve, ai roja i paraditës?

Roja – Eee, ka dalë jashtë.

Gazetarja – Ku ka dalë jashtë?

Roja – Nuk është më.

Gazetarja – S’është mo? Ku s’është më?

Roja – Hyseni.

Gazetarja – Ku s’është më?

Roja – Nuk është më këtu, jemi dy tani.

Gazetarja – Pse?

Roja – E hoqën. U bë nja 3 a 4 ditë.

Gazetarja – 3, 4 ditë ëëë. Po prej sa vitesh ishte këtu roje te kjo shkolla?

Roja – Mund të kishte nja 5 vjet.

Gazetarja – Kush e hoqi?

Roja – Këta mo, paria këtu.

Prindërit e nxënësve të shkollës tregojnë vlerësimin që kishin për rojen, të cilin fëmijët e quanin “gjysh”. Hysen Hila rrëfen se si i është komunikuar largimi nga puna.

“E vërteta është kjo … Pasi juve dolët nga shkolla përjashta, që ju nxorra unë sepse më urdhëruan për t’ju nxjerrë jashtë, drejtoresha doli për të ikur bashkë me nëndrejtoreshën dhe më tha: ‘Pse i fute brenda ata të Klanit?!’ Unë i thashë që i futa sepse kërkonin që të bënin takim me ju. Pse nuk erdhe vetë tha, nuk kisha kohë në atë moment i thashë sepse po nxirrja klasat e para dhe kopshtet. Kjo ishte biseda me të. U largua, unë në orën 3 dorëzova punën.”

Roja tregon se të nesërmen i thanë fillimisht të priste mësues Enverin e më pas drejtoreshën, por ajo nuk e thërriti. Drejtoresha lajmëroi rojen e natës, i cili i tha Hysenit se do të provonte ta bëntë me 2 turne dhe jo me 3 siç funksiononte. Kaq mjaftoi që ai të dorëzonte çelësat e të largohej, duke ngelur në këtë mënyrë i papunë.      

“E kam edhe djalin edhe çupën pa punë, gruaja punon dhe unë, që jam pensionist,  punoja. Jam në shtëpi me qera dhe unë punoja vetëm për të larë qeranë sepse 130 mijë lekë e kam qeranë e shtëpisë, veç drita e ujë. Merrja 150, paguaja ato, paguaja dhe drita e ujë. Tani … se dhe ana ekonomike është e vështirë …”

Gazetarja kërkon takim sërish me nëndrejtoreshën, por mësues Enveri tenton ta ndalojë.

Gazetarja – Ju lutem, se jeni përgjegjës për atë çfarë ka ka ndodhur.

Enveri – Çfarë ka ndodhur?

Gazetarja – Për largimin e rojes nga shkolla pasi emisioni “STOP” …

Enveri – Ka mundësi të dalësh … Ka një bord që merret me atë punë.

Gazetarja – Në fakt duhe të ishin drejtoresha sëbashku me nëndrejtoreshën që duhet të largoheshin, jo një person që na la neve që të futeshim.

Enveri – Ishte 76 vjeç.

Gazetarja – Pse pikërisht atë ditë që ishte emisioni “STOP”? Ka detyrimin ligjor nëndrejtoresha të më përgjigjet. Të luteëm, s’ mund të fshiheni pas … sepse skandalin ishit ju që e bëtë. Të lutem se do takoj nëndrejtoreshën.

Roja – E thërras unë.

Gazetarja – Hajde një sekondë, të lutem.

Nëndrejtoresha – Unë nuk kam punë me rojen.

Gazetarja – Jo, hajde një sekondë që të mos cënoj orën e mësimit, shkollën. Atëherë të lutem, pse pikërisht atë ditë që emisioni “STOP” regjistroi të gjithë skandalin e librit, është larguar  roja i shkollës?

Nëndrejtoresha – Po, jo, nuk e kemi larguar.

Gazetarja – Kush e ka larguar?

Nëndrejtoresha – Nuk merremi ne me rojen e shkollës, ka një bord drejtues.

Gazetarja – Kush është kryetari i bordit?

Nëndrejtoresha – Mustafa Kovaçi. O Enver...

Gazetarja – Çfarë roli ka ai këtu?

Nëndrejtoresha – Ai? Mblidhet kryetari i bordit dhe ai merret me vendimin … Thërrisni kryetarin e bordit.

Gazetarja – Po pse gjeni aty ku është peri më i hollë?

Nëndrejtoresha – Po jo moj …

Enveri – A ka mundësi vajzë të marrim fëmijët?

Gazetarja – Ok, më lidh pak me kryetarin e bordit.

Nëndrejtoresha – Një sekondë ta njoftojmë të vijë. Se është në punë shteti, privat më fal, jo shtet.

Por kryetari i Bordit shprehet se  Hysen Hila nuk është larguar asnjëherë nga puna dhe se vazhdon të jetë roje e shkollës.

“Jo, zoti Hysen është në punë dhe që nga data që keni qënë ju, për arsye shëndetësore tha kam ndenjur në shtëpi. Ka kaluar turni i dytë, pasdite.”

Pra, sapo u njoftuan për prezencën e emisionit “STOP” në këtë situatë, shkolla 9 – vjeçare “Longresi i Manastirit” riktheu në punë rojen e larguar padrejtësisht nga puna.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ekzekutohet një 53-vjeçar në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Laç. Raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri një 53-vjeçar. “Balkanweb” shkruan se në sheshin para një...

Kopshtet s’do hapen me 1 Qershor, Bashkia e Shkodrës tregon arsyen

Kopshtet dhe çerdhet në qytetin e Shkodrës nuk do të hapen në datën 1, por me 5 Qershor. Bashkia Shkodër njofton se ka zhvilluar procedurën...

Rudina Hajdari: Përse Basha do ta mbajë Ramën perandor

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari theksoi se as Partia Demokratike nuk e ka mbështetur idenë e...

Ja kush është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në Shijak

Së fundmi disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shijak, në zonën e stadiumit. Policia raporton se në rrethana ende të paqarta ka...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...
WhatsApp KONTAKTO TT