Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme në spitalin e Traumës sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapin.
Prej dy ditësh, Dollapi ndodhet i shtruar në spital pas dhunës së ushtruar nga efektivët e policisë në protestën e 11 majit para Parlamentit, organizuar nga opozita e bashkuar.
Burime për “Balkan Web”, bëjnë me dije se presidenti Meta është interesuar për shëndetin e tij dhe ka biseduar me mjekët për të garantuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore sa më parë të jetë e mundur.
Kujtojmë se mbrëmjen e 11 majit, Meta bëri një apel drejtuar Policisë ku i kërkonte të shoqërohej në spital Sahit Dollapi për të marrë ndihmën e parë dhe jo të mbahej në komisariat.