82-vjeçarja Lefkotheia Karasa, nga fshati Nartë i Vlorës, po përballet me drejtësinë, nën akuzën për ndërtimin e një koteci pulash pa leje. Gjykata ka kërkuar që në datën 25 tetor të japë konkluzione për dënimin e të moshuarës Lefkotheia Karasa. Një ditë më parë, ajo u paraqit në seancën e radhës gjyqësore.
E moshuara është proceduar penalisht për ndërtim pa leje, për ngritjen e një koteci pulash në oborrin e shtëpisë së saj dhe rrezikon burgun.
(Koteci i pulave)
Ajo jeton e vetme, ndërsa djemtë janë në emigracion. Më herët tha për mediat se policia e kishte marrë me dhunë dhe e kishte futur në furgon.
Prokuroria ka ngritur akuzën “ndërtim pa leje” ndaj 82-vjeçares. Referuar kodit penal, “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vetë” dënohet me gjobë ose 1 vit burg.