Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U abuzua seksualisht nga i ati, rrëfehet 18-vjeçarja: Qofsha e fundit në këtë histori! (Video)

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U abuzua seksualisht nga i ati, rrëfehet 18-vjeçarja: Qofsha e fundit në këtë histori! (Video)

Në Tiranë, një vajzë 18 vjeçare kërkoi ndihmën e mediave për t’u mbrojtur nga abuzimet seksuale, që sipas saj, kryente i ati me të prej 3 vjetësh.

Ajo i tregoi programit Fiks Fare në televizionin Top Channel se si policia dhe prindërit e shtynë të tërhiqte denoncimin, ndërsa tani kërkon ndihmë nga mediat.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, e intervistoi vajzën denoncuese, e cila tha se policia nuk veproi për ta mbrojtur. Zëri dhe emri i saj janë fshehur për arsye sigurie.

E pyetur nga Zëri i Amerikës mbi pretendimet e vajzës, policia deklaroi se çdo thënie e saj do të hetohet me kujdes, dhe se i ati u arrestua të martën.

Programi i njohur investigativ “FIKS FARE” publikoi në televizionin Top Channel denoncimin e një vajze 18-vjeçare, sipas të cilës babai e dhunonte seksualisht prej 3 vjetësh.

Vajza thotë se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve.

Mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisnin asaj i vinin edhe gjatë intervistës së sotme.

“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur.

Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha.

Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë” – tha vajza denoncuese.

Vajza thotë që i kish marrë si kërcënime thëniet e policëve, se do të dënohej, nëse dëshmitë e saj nuk dilnin të vlefshme.

Ajo e tërhoqi denoncimin dhe u fejua më pas me një djalë, por përsëri babai i kërkonte favore seksuale, ndaj ajo bëri regjistrime të bisedave me të.

Vajza thotë se babai ka miq e shokë brenda radhëve të policisë, që e mbrojnë duke i treguar të dhëna sekrete nga denoncimet dhe hetimet. Ajo theksoi se pasi u zhgënjye nga policia, mendoi t’u drejtohej mediave si një rrugë shpëtimi.

“Babai i mësoi të gjitha se kush e bëri denoncimin, me cilin numër u bë denoncimi, dhe me çfarë linje dhe profili Facebook-u u bë denoncimi. Këto të dhëna në shtete të tjera janë mjaft private, ndërsa në qytetin tonë dolën të gjitha” – tha vajza denoncuese.

Babai tashmë i arrestuar ishte në dijeni të çdo lëvizjeje të vajzës drejt kryeqytetit, madje edhe kur shkoi në televizionin Top Channel.

Vajza thotë se edhe më parë e kishte denoncuar babanë në polici si kultivues i bimëve narkotike, por doli shpejt nga qelia për ato.

Ndërsa pas denoncimit të abuzimit seksual, ai i thoshte vajzës që nuk kishte ku të shkonte tjetër dhe se në fund përsëri do të mbetej në dorë të tij.

“Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie dhe shpresoj që shumë vajza të tjera, që janë në të njëjtën pozitë, le ta bëjnë edhe ato një denoncim të tillë dhe mos të frikësohen nga askush” – tha ajo.

E pyetur nga “Zëri i Amerikës” mbi pretendimet e vajzës për mosreagim dhe presion nga forcat e rendit, policia njoftoi se nuk mund të komentonte ngjarjen, përderisa ka filluar një hetim nga prokuroria.

Një zyrtar i saj pohoi për VOA-n se çdo pretendim i vajzës, çdo thënie e saj dhe çdo veprim policor që është kryer gjatë kësaj periudhe do të verifikohet nga prokuroria dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, e njohur si SHÇBA.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Kurbin bënë arrestimin e shtetasit Sh.I., 48 vjeç, banues në atë qytet, thuhet në njoftimin e djeshëm të policisë.

“Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë konsumuar vepren penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin”, njoftoi policia të martën në mbrëmje./VOA

Tags: 18-vjeçarjababaikurbin

TË LIDHURA

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada
Aktualitet

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024
Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale
Aktualitet

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

20:53 | 22/10/2025
Next Post
“Kriminelët po e tërheqin zvarrë”/ Vasili sulmon Ramën: Të pret burgu

“Komisioni hetimor është zero”, Vasili kritikon ashpër ngritjen e këtij institucioni

Mjeti humb kontrollin e përplaset me bordurat, dy të plagosur

Aksident në Korcë-Pogradec/ Makina del nga rruga, disa të plagosur

Hodhën flamujt shqiptarë përtokë/ Berisha: Nuk kanë nder

“Na kanë ulur në tokë, me pistoleta në kokë”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com