Turqia zgjat misionin e eksplorimit në Mesdhe, pritet reagimi i Greqisë

Turqia ka njoftuar se të zgjasë misionin kërkues të anijes së saj “Oruc Reis” në zonën e shumë kontestuar në Mesdheut lindor deri në 4 nëntor.

Pritet që ky vendim i Turqisë të ngjalli reagimin e Greqisë e cila ka kundërshtuar vazhdimisht praninë turke në këtë zonë.

Anëtarët e NATO-s, Turqia dhe Greqia janë përfshirë në një mosmarrëveshje prej kohësh në lidhje me shtrirjen e shelve-ve kontinentale dhe pretendimeve ndaj burimeve të hidrokarbureve në Mesdheun lindor.

Përplasja shpërtheu në gusht kur Turqia dërgoi anijen kërkuese Oruc Reis në ujërat e pretenduara gjithashtu nga Greqia dhe Qipro.